Kosova heq ndalesën për mallrat nga Serbia! E mirëpret BE e SHBA: Hap i rëndësishëm

Kosova heq ndalesën për mallrat nga Serbia! E mirëpret BE e SHBA: Hap i rëndësishëm

Pika kufitare Merdarë

Vendimi i Kosovës për të hequr masat shtrënguese ndaj mallrave nga Serbia u vlerësua pozitivisht nga Bashkimi Europian.

Blloku e sheh si “lajm të mirë“ vendimin e qeverisë së Kosovës me shpresë se në këtë mënyrë është hapur rruga për sukses të samitit të Procesit të Berlinit.

“Mirëpresim heqjen e kufizimeve për hyrjen e produkteve të gatshme serbe në Kosovë përmes Merdares.

Tregtia e lirë e mallrave në të gjithë Ballkanin Perëndimor, në përputhje me rregullat e CEFTA-s, është çelësi për funksionimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, i cili është pjesë integrale e Planit të Rritjes.

Për të mirën e njerëzve dhe të bizneseve”, thuhet në një deklaratë të BE-së.

Në fakt, sipas mediave, ishte presioni nga Berlini që detyroi Prishtinën të ndërmerrte një hap të tillë, pasi sipas supershtetit europian, masat ndaj mallrave serbe ishin kundër CEFTA-s, marrëveshjes tregtare ku bëjnë pjesë 7 shtete të kontinentit, mes tyre dhe Kosova.

Kosova është anëtare e CEFTA-s prej vitit 2007, por është e përfaqësuar përmes misionit të OKB-së në vend, ndaj Kryeministri Albin Kurti, tha të hënën se pret vendimin që Kosova të përfaqësohet me emrin e vet në marrëveshje.

Mallrat serbe do të hyjnë në Kosovë përmes pikës kufitare të Merdarës, të cilat për momentin do të kontrollohen imtësisht për arsye sigurie në mënyrë manual, deri në hyrjen në funksion të skanerëve me rreze X, të cilat i janë premtuar Prishtinës nga BE.

Më 7 tetor, Kurti tha se pas sigurimit të skanerave me rreze X, vendimi do të zbatohet edhe në pika të tjera kufitare.

Gjithashtu, ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier shkroi në rrjetet sociale se është i kënaqur me vendimin e qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalimit për mallrat nga Serbia dhe se sipas tij “ky është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur për Kosovën në rrugën drejt integrimit europian”.

Të mërkurën në Beograd pritet të mbahet takimi i Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s, ndërsa javën e ardhshme, në Gjermani pritet të zhvillohet samite i Procesit të Berlinit.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

'Po ndërtojmë institutin e fëmijëve në konklikt me ligjin', Rama: Programi i fermës në shkollës, fëmijët të kuptojnë që domatja s'bëhet në TikTok

'Po ndërtojmë institutin e fëmijëve në konklikt me ligjin', Rama: Programi i fermës në shkollës, fëmijët të kuptojnë që domatja s'bëhet në TikTok