Kosovë/ 26 raste të reja me COVID-19, shkon në 630 numri i të infektuarve, 18 viktima

Kosovë/ 26 raste të reja me COVID-19, shkon në 630 numri i të infektuarve, 18 viktima

Ka shkuar në 18 numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë, ndërsa 630 raste të tjera rezultojnë positive. Sipas të dhënave nga Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK 10 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve deri më 138 raste.

IKSHPK po ashtu bën me dije se janë testuar gjithsej 5.372 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 përmes metodës RT-PCR, ku 630 prej tyre rezultuan positive. Ndërkaq, përsa u përket fataliteteve autoritetet shëndetësore theksojnë se viktimat kanë qenë persona të cilët kanë pasur sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

172 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore, janë testuar vetëm gjatë ditës së sotme, nga të cilat 26 rezultuan positive.

IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke kontaktuar dhe mbikëqyrur të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu kërkuar atyre vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore në rast shfaqjesh së simptomave. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 6.949 kontakte të rasteve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana