Kotoni: Shitësit e farave dhe protesta e opozitës

Kotoni: Shitësit e farave dhe protesta e opozitës

Ata nuk janë si shitësit e zakonshëm të farave ,të cilët i sheh në të rrallë në Tiranë. Ata shitësit e farave në të 9-të protestat e opozitës, janë prolizuar vetëm për ngjarje të mëdha politke ndaj dhe kanë karakteristika të dallueshme nga ata shitësit e farave të cilët janë jo vetëm vendalinjë por edhe nga mjetet e thjeshta të punës ndryshojnë.

Këta të protestave vijnë me arka bananesh dhe kanë përgatitur kaush sa për gjith vitin, dmth presin nga lideri i opozitës shumë protestues nga e gjithë Shqipërija. Dhe siç thuhet rëndom derisa të mblidhen protestuesit në orën e caktuar për miting ata ose do pinë cigare ose do qërojnë farat e lulediellit. Ka biznes më të mençur se të presësh kushtrimin e LBashës e të përgatisësh kaushët e pastaj ti pjekësh farat e ti ndash kaushët sipas variantit me 50 lek të mëdhajat e 20 lek të mesmet e 10 lek të voglat. e të nisesh prej çdo rrethi për një ditë mitingu në Tiranë.

Ja që këtë biznes kaq të parëndësishëm nuk e di as gazetari shqiptar dhe as gazetari perëndimor qoftë edhe ky gjerman apo hollandez. Se e dini ju more shitësa të bekuara fara luledielli ku nuk i fusin hundët gazetarët? Po vetëm sot e patë me sytë tuaj se protesta ishte jo vetëm shumë madhështore por edhe paqësore sa mua personalisht më erdhi keq për mundimin tuaj dhe natyrisht për zhgënjimin që pësuat nga mosshitja e farave të zeza e të pjekura për merak.

Ju iku nga dora një tim por më e rëndësishmja duhet edhe të prolizoheni edhe më shumë në politkë e mos e merrni seriozisht çdo zë të çjerrurr të kryetares së bashkisë së Shkodrës apo edhe të gjithë krerëve të opozitës se nuk bëjnë asgjë pa ndërkombëtarët apo e keni harruar votimin e 140 deputetëve për reformën në drejtësi.

Po do ti shkojë mendja ndonjë faraxhiu e ti besoj ndonjë ëndre se me lekët që do të tonte nga shitja me arka bananesh të farave do të nanconte revolucionin e Republikës së re. Farraxhinj edhe pse nuk kam parë deri tani në mitingjet e PS të skërmitet njeri duke ngrënë fara ju them se vetëm nëse bashkëqeverisin Luli me Edin si më 2017 atëhere do keni time marramendëse,por unë besoj se njeherë bie daci në kos.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani