Kourtney feston ditëlindjen e vajzës
Scott feston me miqtë në Florida

Kourtney feston ditëlindjen e vajzës<br />Scott feston me miqtë në Florida
Kourtney Kardashian ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen e vajzës së saj Penelope, së bashku me pjesëtarë të tjerë të klanit Kardashian. Familja e madhe shkoi në Disney Land, ku u argëtuan për orë të tëra, aq sa nuk patën kohë të shpërndanin foto në rrjete sociale.

Ditën e sotme mamaja, tezet, gjyshja dhe babai i të voglës Penelope kanë uruar në Instagram, Twitter dhe Facebook.

Ditëlindja e Penelope erdhi vetëm pak ditë pas deklaratës zyrtare të ndarjes së prindërve të saj. Pas kësaj deklarate mamaja 36-vjecare ka qenë shumë aktive në rrjete sociale duke postuar foto nga e përditshmja si për t'i kujtuar vetes dhe ndjekësve të saj sa e bekuar është, pasi ka pranë vetes fëmijët dhe motrat që i qëndrojnë pranë në cdo moment të vështirë.

Babai i Penelope nga ana tjetër, Scott, ka qenë në Florida duke festuar 'për qejf të tij' me miq dhe e ka uruar vajzën në Instagram nëpërmjet një postimi: "Një nga të paktat gjëra që jam krenar për veten time! Edhe 100 Penelope". 






Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

9/6
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi