KQZ certifikon zgjedhjet: 46 parti
nuk i meritojnë fondet, t'i kthejnë!

KQZ certifikon zgjedhjet: 46 parti<br />nuk i meritojnë fondet, t'i kthejnë!
TIRANE-  KQZ ka certifikuar rezultatin zgjedhor të 21 qershorit , ku sipas të dhënave përfundimtar 46 bashki drejtohen nga koalicioni i majtë dhe 15 nga koalicioni i djathtë. 

Por rezultati zgjedhor përkthehet edhe në fonde për partitë politike e ku sipas të dhënave 15 parti politike kanë shënuar rezultatet më të larta në këto zgjedhje krahasuar me vitin 2013.
 
Lista e këtyre partive kryesohet nga LSI, e cila përfiton fond shtese prej 6.8 milionë lekë të reja, e ndjekur nga FRD 1.2 milionë lekë të reja, PSM 610 mijë lekë , PD 487 mijë lekë të reja.
 
Por, performanca në këto zgjedhje nuk ishte ajo e pritur për 46 partitë politike të cilët duhet të kthejnë deri më 30 shtator në buxhetin e shtetit fondet e përfituar më shumë se votat që morën në këto zgjedhje.
 
Kjo listë kryesohet nga PDS që duhet të kthejë 1.3 milionë lekë të reja, PDK 1.09 milionë lekë të reja, PBDNJ 1.03 milionë lekë të reja.
 
Në mbyllje të procesi të administrimit të zgjedhjeve lokale kryetarja e KQZ-së, Lefteri Luzi e konsideroi këtë një proces sipas standardeve, ndërsa rekomandimet e raportit të pritshëm të OSBE-ODIHR tha Luzi duhet të përfshihen në ndryshimet konkrete të Kodit Zgjedhor.
 
Por kundër vendimeve të KQZ-së janë bërë një sërë ankimimesh për të cilët zonja Luzi kishte këtë koment. Po ashtu KQZ hodhi shortin për audituesit e partive politike të cilët do të verifikojnë të gjitha fondet që forcat politike përdorën gjatë procesit të 21 qershorit.


KQZ certifikon rezultatin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar me 7 vota rezultatin e zgjedhjeve vendore të 21 Qershorit. Por në një tjetër vendim gjatë mbledhjes së sotme, KQZ ka vendosur që t'iu japë para shtesë 15 partive të cilat kanë marrë më tepër vota nga pritshmëria. Gjithashtu për shkak të rezultatit të dobët, KQZ u ka kërkuar 46 partive të tjera që të kthejnë paratë mbrapsht brenda 30 shtatorit të këtij viti. 

Por edhe kjo mbledhje nuk devijuar nga debati mes përfaqësuesve të partive në KQZ. Përfaqësuesi ligjor i PS­së në KQZ, Genci Gjoncaj deklaroi gjatë mbledhjes së sotme, teksa diskutohej projektakti për rezultatin e zgjedhjeve, se qeveria arriti të përmbushë detyrimet e saj në zgjedhjet e 21 qershorit.

Sipas tij, mazhoranca nuk ushtroi presion dhe trysni politike mbi KQZ e institucionet e tjera, por ka shënuar një standard të ri. Gjoncaj tha se këto ishin zgjedhjet më të mira.

“Mazhoranca nuk ushtroi asnjë trysni politike mbi KQZ, fakti që KQZ punoni në mënyrë korrekte pa cenuar mandatin e anëtarëve tregoi qartë interesin e kësaj mazhorancë për të mos kapur institucionet, për të mos bërë trysni mbi to. Respektimin e kodit, përgjegjëshmërinë për përgatitjen e listave zgjedhore, në funksion të mbarëvajtjes së zgjedhjeve qeveria ka përmbushur standardet. Bëri transparencë për dhënien e informacineve të shoqërisë civile. Për herë të parë u dha akses i pakufizuar ndaj auditëve të KQZ në drejtoritë e përgjithshme të gjendjes civile, gjë që më parë ishte e palejuar me motivacionin e mbrojtjes së shtetasve. Transparenca më listat zgjedhore është vendosja e një standardi të ri, përbën garanci për zgjedhejt e ardhshme”,­- tha Gjonçaj.

Përfaqësuesi i PD­-së, Njazi Kosovrasti i quajti deklarata politike ato të zotit Gjonçaj që nuk kanë lidhje me rendi e ditës. Për të parë nëse ishin apo jo zgjedhjet më të mira, ai tha se duhet të presim raportin e tretë të OSBE/ODIHR.
 
“Rendi i ditës është tjetër gjë, vjen përfaqësuesi i qeverisë, i bën elozhe qeverisë. Kjo është falsitet, më vjen shumë keq. Të presim raportin e OSBE/ODIHR le ta thotë ai”.- u shpreh Kosovrasti.

listat e kqz

listat e kqz

listat e kqz

listat e kqz
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT