Dy auditët teknicienë, Genti Malko dhe Dashamir Çali, raportuan para Komisionit Qendor të Zgjedhjeve lidhur me verifikimet e bëra në bazën e të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile. Raporti i auditit Dashamir Çali i referohej periudhës dëri në 3 janar të vitit 2013 ndërsa raporti i auditit Genti Malko i referohej periudhës deri në 3 shkurt të vitit 2013. Dashamir Cali,auditi i propozuar nga PS tha se nga kontrollet janë faktuar parregullsi të rënda në regjistrin kombëtar të gjendjes civile, ndërsa në lista përveç të vdekurve figurojnë edhe individë që kanë dorëzuar shtetësinë. Sipas tij janë vërtetuar mbi 5 mijë raste dublimesh. Por sipas kolegut të tij demokrat dhe anëtarëve të KQZ-së, përvecse ka përdorur të dhëna të vjetra, Cali ka tejkaluar ligjin me disa prej kontrolleve të tij. KQZ, do të caktojë gjithashtu edhe periudhën e ardhshme një mujore që do të auditohet si dhe afatin për dorëzimin e raportit të përpiluar nga auditët teknicienë. Dy ekspertët e zgjedhur nga PD dhe PS prezantuan shifra të ndryshme para Komisionit pas procesit monitorues që i bënë Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile. Raportet e ofruara nga dy auditët vërejnë se për të njëjtin problem ka shifra e konstatime të ndryshme dhe konkretisht. "Janë regjistruar 542.681 zgjedhës pa adresë. Nuk janë në ekstraktin përbërëse zgjedhore 239.859 zgjedhës, të cilët kanë qenë në listën përfundimtare të vitit 2011. Është një regjistër kombëtar komplet i pabesueshëm", tha Dashamir Cali, audit i PS.
Gjetjet e ekspertit të PS
-Rekorde që kanë gabime në rubrika të ndryshme të përbërësve zgjedhorë.
-Në ekstraktin e përbërësve zgjedhorë janë përfshirë zgjedhësit e moshës mbi 100 vjeç, gjithësej 1189.
• Në ekstraktin e përbërësve zgjedhorë, ka 6479 rekorde në rubrikat e të cilave janë përdorur shenja të pikësimit të pa lejuara nga ana drejtshkrimore dhe sintaksore, janë lënë pa plotësuar rubrika, ose janë bashkuar në një rubrike të vetme dy informacioneve të njëpasnjëshme, (këtu përfshihen edhe emra të cilat janë dy ose tre pjesor por të plotësuar pa një regullsi herë me hapësirë dhe herë me shënja pikësimi të ndryshme).
•Nga verifikimi i numërit të zgjedhësve për çdo qendër votimi, në zbatim të pikës 5 dhe 6 të udhëzimit Nr. 374 Datë 10.12.2012., nuk plotësojn kriterin e numurit të zgjedhësve për çdo qendër votimi 670 qendra votimi në Qarkun e Tiranës dhe 2006 qendra votimi për qarqet e tjera të Republikës , gjithsej 2676 qendra votimi.
•Në zbatim të pikës 3,4,5,6,7 të udhëzimit Nr. 374, datë 10.12.2012, rezulton se për 2676 qendra votimi nuk janë përcaktuar adresat për zgjedhësit që do të votojnë në to.
• Rezulton se në ekstraktin e përbërësve zgjedhorë janë të regjistruar 542681 zgjedhës pa adresë, (e etiketuar me kodin 000, 888, 999 , tabelat bashkelidhur raportit të auditit).
- Rekorde për zgjedhësit që janë ose dyshohet se janë të dubluar në ekstraktin e përbërësve zgjedhorë.
• Në ekstraktin e përbërësve zgjedhorë janë evidentuar rreth 65702 zgjedhës të cilët dyshohen se janë të dubluar. Nga kjo listë deri tani janë verifikuar ( me metoden e sondazhit rastesor ) rreth 5783 raste të cilët rezultojnë të dubluar. Kjo u provua edhe në verifikimin që u bë në RKGJC, në praninë e punonjësve të DPGJC, të 93 rasteve të marra rastësisht nga lista e mësipërme. Të gjithë këto raste dolën të dubluar. Rastet e kontrolluara ishin e njëjta familje me strukturë emërore të njëjtë por kanë ndryshuar datëlindjen (dhe karaktere të veçanta në rubrikat e lart përmëndura) dhe rezultojnë të regjistruara dy herë, në dy qëndra votimi. Këto familje nuk ekzistojnë në realitet, pasi janë shtuar apo falsifikuar për arsye të ndryshme.
• Nga lista e të dyshuarve si të dubluar, është nxjerrë një listë me rreth 26216 rekorde/ shtetas të dyshuar si të dubluar që i përkasin shtetasve që kanë ndryshuar rubrikat,“Emër” , “ Mbiemër”, por që ndërmjet tyre mund të jenë edhe shtetase të kategorisë “vajza të martuara “ , etj.
Gjetjet e ekspertit të PD
-Numri i qendrave të votimit me numër zgjedhësish mbi dhe nën limitin e parashikuar në ligj është 1891 raste.
-Numri i qendrave me më shuhmë se 100 apo 200 është 490, nga këto 180 janë në qarkun e Tiranës
-Numri i qendrave të votimit me më pak se 200 zgjedhës është 407.
-Numri i qendrave të votimit me 1-10 zgjedhës është 993 raste.
Sipas ekstraktit të dytë data 03.02.2013 rezultojnë se:
-Numri i QV me numër zgjedhësish brenda limiteve të parashikuara në ligj është 451.
-Numri i QV me numër zgjedhësish mbi dhe nën limitin e parashikuar në ligj është 485
-Numri i QV me më shumë se 1000 apo 700 zgjedhës janë 24 nga këto 3 ndodhën në qarkun e Tiranës.
-Numri i QV me më pak se 200 zgjedhës është 124.
-Numri i QV me 1-10 zgjedhës është 540.
Të dyshuar si të dubluar 43.168
-Gra të martuara të pa ç`regjistuara 291
-Persona të dyshuar nën moshën 18 vjeç janë 18.032
-Persona të dyshuar si të duubluar dhe të paverifikuara janë 4.804 raste.
-Nga kontrolli rezulton se 1725 raste raste të dyshuara si të dubluara brenda së njëjtës ZGJC dhe 515 raste të dyshuara si të dubluara në ZGJC të ndryshme.
-Statistikat dhe listat e qendrave të votimit që nuk plotësojnë kriterin numerik të përbërsve zgjedhor si dhe statistikat dhe listat e zgjedhësve mbi 100 vjeç sipas ekstraktit të parë të datës 13.01.2013.
-Nga verifikimi rezulton se se asnjë prej instutucioneve të tjera të përfshira në procesin zgjedhor nuk ka depozituar pranë DPGJC lista me emra të personave të dyshuar si të dubluar: sipas ekstraktit të parë të datës 03.01.2013 mbështetur në të dhënat e datës 13.01.2013 rezultojnë 43.168 persona të dyshuar si të dubluar. Pas ballafaqimit të kësaj liste rezultojnë 2880 persona binjak ose të ndryshëm. 4443 persoan të bllokuar nga ZGJC për parregullsi. Nga verifikimi i ZGJC në bashki, njësi bashkiake dhe komuna rezulton se 12223 raste kanë aplikuar për kart identitieti dhe nuk janë persona të dubluar. Gjithashtu 19.022 prej këtyre personave janë individë nën moshën 18 vjeç që nuk përfshihen në zgjedhjet e 23 qershorit. Mbeten ende të paverifikuar sipas ekstraktit të parë 6571 raste.
(Lajmi u publikua me 14 shkur dhe u perditesua me 15 shkurt 2013)
Redaksia Online
(ar.sh/shqiptarja.com)