65 vjetori i themelimit të Republikës Popullore të Kinës u kremtua sot në ambientet e hotel "Tirana International" ne kryeqytet. Me kete rast, gjithashtu u përkujtua dhe 65 vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Republikës Popullore të Kinës.
Në takim merrte pjesë, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta. Gjithashtu ishin te pranishem ministra të kabinetit qeveritar, deputetë të mazhorancës dhe opozitës, përfaqësues të trupit diploamtik të akredituar në Tiranë, drejtues të mediave etj.
Në fjalën e tij përshëndetëse, ambasadori kinez në Tiranë, Ye Hao u shpreh se, mes Kinës dhe Shqipërisë, marrëdhëniet ekonomiko-kulturore gjatë viteve të fundit u zhvilluan në një situatë shumë të mirë.
"U thellua besimi reciprok politik dhe në nëntorin e vitit 2013, Kryeministri Edi Rama, u takua në Bukuresht me Kryemininistrin e Republikës Popullore të Kinës, Li Keqiang. Ndërsa këtë shtator Kryeministri Rama ishtë në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit, i cili u mbajt në Tianjin të Kinës, duke vendosur marrëdhënie të rëndësishme për të ardhmen", tha ambasadori Hao.
Gjithashtu vijoi ambasadori, "u zgjerua pa ndërprerë bashkëpunimi ekonomiko-tregtar. Kina renditet partneri i tretë më i madh i tregtisë së Shqipërisë. Bizneset kineze kanë investuar në sektorë të ndryshëm si në atë minerar, në sektorine infrastrukturës". "Por", vijoi ambasadori kinez, "mund të tërhiqen edhe më shume kompani kineze në Shqipëri".
Ambasadori i Kinës gjithashtu përmendi disa arritje edhe në fushën e artit dhe kulturës.
"U zgjeruan komunikimet e Radio Kinës. Nëntorin e shkuar u hap instituti 'Konfuci', që sjell më shumë nxitje për mësimin e gjuhës kineze", tha mabsadori kinez.
Festa Kombetare e Kines Foto Agim Dobi
"Të dyja palët do vijojnë të nxisin marrëdhëniet mes tyre dhe këto marrëdhënie do të kenë të ardhme shumë të bukur", theksoi në fjalën e tij ambasadori i Republikës Popullore të Kinës, Ye Hao.
ATSH
/Shqiptarja.com