/ATSH- I. Vata/- Krerët më të lartë të shtetit, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, zhvilluan sot paradite homazhe në Varrezat e Dëshmorëve me rastin e 70- vjetorit të çlirimit të vendit. Përfaqësuesit me të lartë të shtetit janë përulur ne shenje respekti per dëshmorët që dhanë jetën për Atdhe.

Në cermonin e organizuar merrnin pjesë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, deputete të Kuvendit të Shqipërisë, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Nevila Xhindi, ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu, veteranë të Luftës Atifashiste Nacional Clirimtare etj.