Ambasadorit Francez Berbard Fitoussi, Zv.Ministri i Jashtëm Slemi Belortaja, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbro gjatë ceremosië së nderimit me çmime në Ditën Ndërkombëtare të Frankofonisë
TIRANË, 20 Mars /ATSH/ -Në emrin e vlerave të kulturës, dialogut, tolerancës dhe bashkepunimit, është kremtuar sot në ambjentet e Ministrisë së Punëve të Jashtme me një ceremoni-koktejl "Dita Ndërkombëtare e Frankofonisë".
Në praninë e Zv.Ministrit të Jashtëm Selemi Belortaja, Ambasadorit Francez në Tirane, Berbard Fitoussi, Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, dhe ambasadorëve e personaliteteve , te pranishmit në ceremoni, kanë trokitur gotat me rastin e kësaj feste e cila nënkupton dhe sjell në çdo 20 mars jo vetëm vlerat e kulturës franceze, por përfaqëson një familje e cila bashkon rreth 200 milionë folës të frengjishtes në botë.
Të pranishmit në ceremoni
Frankofonët që festojnë çdo 20 mars ditën e Frankofonise (dita dedikuar gjuhës frënge) nga viti 1990, janë përshëndetur nga Zv.Ministri Belortaja i cili në fjalën e rastit pasi shprehu kënaqësinë në emër të Ministrit Bushati lidhur me këtë organizim, theksoi se frankofonët e Shqipërisë bashkohen me gëzimin e familjes së tyre e cila kremton sot festën e kultures, vlerave dhe tolerances së marredhënieve midis të gjithëve.
Nga ana tjetër ambasadori francez në Shqipëri, Berbard Fitoussi, gjatë fjalës së tij falenderoi miqtë e Ambasadës dhe familjes frankofone për mbështetjen që i kanë dhënë aktivitetit "Pranvera e Frankofonisë" duke kontribuar në promvimin e vlerave dhe kulturës frënge të cilat do të përhapen në aktivitetet që do të zhvillohen në 28 qytete të Shqipërisë nga nxënes shkollash, artiste të njohur apo edhe mjaft dashamirësve francez.
Personalitetet e pranishëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme
Sakaq ministrja e kulturës Mirela Kumbaro gjatë fjalës së saj theksoi rëndësinë që ka Frankofonia për Shqipërinë, te cilen Kumbaro e cilësoi si "një pasuri kulturore e përbashkët me shumë vende e popuj të botës dhe si instancë vlerash të përbashkëta".
Ndërkohë që një vend të veçantë gjatë kësaj ceremonie zuri edhe nderrimi me certifikata dhe tituj nderi dhe falenderimi që ju bë disa personaliteteve të shquara nga fusha të ndryshme, me motivacionin për kontributin e dhënë në përçimin e gjuhës dhe kulturës frënge.
Figura si Petro Zheji, Mimoza Hafizi, Esmeralda Kromidha. ishin disa prej emrave që u nderuan me mirënjohje nga familja frankofone.
/k.m/f.n/







