Kreshnik Spahiu: As në vendin më të humbur të botës presidenti s’bën fushatë për partinë e gruas

Kreshnik Spahiu: As në vendin më të humbur të botës presidenti s’bën fushatë për partinë e gruas

Ish kreu i Alenancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, duke komentuar ‘braktisjen’ e Presidencës nga Ilir Meta dhe daljen për fushatë elektorale, tha se ky i fundit nuk ka dalë në mbrojtje të Kushtetutës si pretendon, por partisë së bashkëshortes së tij. I ftuar në “Open” ai tha se një president nuk mund të dalë 24 herë në ditë, por vetëm një herë në vit ose në situata të jashtëzakonshme.

“Kam kontrolluar të gjitha dokumentet, edhe në vendin më të humbur që kryetari i shtetit të dalë në fushatë jo në mbrojtje të kushtetutës por në mbrojtje të gruas së vet. Shqipëria ka zgjedhur sistemin parlamentar, si sistemi gjerman,  italian që presidenti del një herë në vit për vit të ri ose për situata të jashtëzakonshme, jo 24 herë në ditë. Kushtetuta përcakton jo vetëm kompetencat por edhe mënyrën e veprimit, ai mund të komunikojë përmes dekreteve ose përmes mesazheve me kuvendin. Nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera”, tha Spahiu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

‘NATO e ka gjithmonë një sy mbi Ballkanin’/ Ekspertja: Ja kur do të anëtarësohet Kosova në aleancë

‘NATO e ka gjithmonë një sy mbi Ballkanin’/ Ekspertja: Ja kur do të anëtarësohet Kosova në aleancë