Kreshnik Spahiu: Ditën që Berisha vdes politikisht, të nesërmen bie Edi Rama

Kreshnik Spahiu: Ditën që Berisha vdes politikisht, të nesërmen bie Edi Rama

Edi Rama dhe Sali Berisha

A është vendim i duhur politik, ai nga Sali Berisha për të dalë në protestë më 6 dhjetor, kur atë ditë Tirana do jetë kryeqendra e Europës me samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor?

Analisti Kreshnik Spahiu, nga Gjermania ku jeton dhe punon, në një intervistë për “Koha Jonë”, e lexon protestën si ajo e demostruesit që i vë flakën vetes dhe digjet para kamerave. “Berisha ka vendosur të bëjë një “vetëvrasje” publike përpara se ta ekzekutojnë politikisht. Ai preferon të vdes krenar dhe duke luftuar. Një krenari provinciale e dëshpëruar”. Kurse kryeministrin Edi Rama e quan një shtetar shumë të dobët. “Ai nuk ka as aftësitë apo njohuritë më minimale mbi ekonominë, financat, turizmin, bujqësinë apo shtetin juridik. Edi Rama është një prodhim mediatik dhe show man. Ai ka pasur dy fate në jetë: Trashëgoi Partinë Socialiste më të madhen në Shqiperi. Ka rival Sali Berishën, njeriun më të izoluar në planet”.

Në Shqipëri do të mbahet për herë të parë një samit i BE-së me Ballkanin Perëndimor. Përpos takimeve që ndryshojnë vend, pritet të ketë një qasje të re në Tiranë nga liderët e BE-së? Çfarë duhet të prodhojë ky samit për ju?

Organizimi i samitit të BE-së në Tiranë është një vendimmarrje e përbashkët e lidërve europian si rrjedhojë e frymës dhe axhendës për ti dhënë prioritet Ballkanit në proçesin e integrimit në Bashkimin Europian. Përzgjedhja e Tiranës nuk është e rastësishme, por pasqyron faktorizimin e shqiptarve në rajon dhe rolin ekuilibrues të Shqipërisë në stabilitetin rajonal.

Qindra mijëra shqiptarë, serb, boshnjak, maqedonas, kroat kanë vërshuar drejt BE duke shkelur rreguallat e qëndrimit dhe duke jetuar dhe punuar në të “zezë”. Nga ana tjetër Ballkani pa shndërrohet në portën ilegale të refugjatëve afrikan dhe arab që synojnë futjen në Europë.

Europa po rrezikon dhe ndjehet e kërcënuar nga miliona refugjatë nga Afrika, Azia dhe lindja e mesme. BE po mendon ngritjen e një muri gjigant “Berlini” që do ndaj BE nga shtetet e tjera. Ky mur ka filluar të ndërtohet në Poloni, Finlandë, Lituani, Estoni dhe mendoj që do bazhdoj në Eurpopen jug-lindore dhe Ballkan. Sfida e Shqipërisë është të mos ngelet jashtë “murit” europian, por të futet brenda telave me gjemba të BE-së.

Nga ana tjetër, në vazhdën e protestive të stinës së munguar, Sali Berisha dhe grupi i tij në PD dhe i mbështetur vetëm nga PL-ja e Metës, duan të protestojnë, dhe në kaosin që do të krijohet në “zonën e ndaluar” të perimetrit të sigurisë, vetë opozita në një protestë të tillë, çfarë humb dhe çfarë fiton?

Protesta e Berishës para Samitit të BE-së, i përngjan atij demostruesit që i vë flakën vetes dhe digjet para kamerave. Thjesht Berisha ka vendosur të bëjë një “vetëvrasje” publike përpara se ta ekzekutojnë politikisht. Ai preferon të vdes krenar dhe duke luftuar. Një krenari provinciale e dëshpëruar.

Berisha pas SHBA-së dhe Britanisë së Madhe do të izolohet edhe nga Bashkimi Europian, i cili po përgatit moslejimin e hyrjes së tij në BE. Për këto arsye Berisha po provokon konfliktin i pari që të mashtojë militantët me përrallën e SOROS. “Soros bleu Amerikën, Soros bleu Anglinë, Soros bleu Europën”. Berisha është një “tigër letre” dhe ka mbaruar politikisht. Aq i dobët është Berisha sa nuk heq dot Gaz Bardhin, e jo më të heqi Edi Ramën.

Aq i mbaruar është Berisha sa edhe çelsat e partisë ja ka marrë Alibeaj. Unë parashikoj që Berisha do ketë fundin më tragjik që mund të ketë pasur një politikan në 100 vitet e fundit, por kjo do të ndodh pas humbjes së 4-tër në vitin 2025.

Eksodi i rinisë është një plagë që tregon më së miri problemet sociale dhe ekonomike të Shqipërisë që kërkon Europën, por që përveç të rinjve, po ikin edhe njerëz të kualifikuar, një pjesë e elitës së kombit. Ju pse ikët nga Shqipëria, dhe pse vijon ky shpopullim? A ka me të vërtetë një zgjidhje që të rregullojë sistemin në vend?

Jetojmë në shekullin e 21 dhe jo 19, kur gjyshi im i hipi anijes dhe ju desh 6 muaj të mbërrijë në Neë York. Hapja e kufijve, hapja e tregut, njohja e diplomave dhe profesioneve, globalizmi, rrjetet sociale, rrugët e reja të komunikimit, aftësitë për të folur disa gjuhë të huaja, kanë krijuar një lëvizje të lirë tektonike të forcave punëtore dhe trurit intelektual. Jeta njerëzore ka dy kufizime të mëdha për ne si krijesa. Është e përkohshme, nuk kemi jetuar dot vite dhe shekuj në të kaluarëm dhe nuk do jetojmë në të ardhmen. Nuk mund të jetojmë njëkohësisht në dy, tre apo më shumë vende.

Kufizimin e parë nuk e zgjidhim dot, por të dytin mundemi pjesërisht ta ezaurojmë duke tentuar që brenda një jete të punojmë apo shkollohemi në disa vende. Fenomeni emigracionit nuk është aspak problem shqiptar. Kroatët, serbët, portugezët apo spanjollët janë dyndur në Gjermani. Italianët, heprenjt apo irlandezët në Amerikë. Kryeqytetet europiane janë shndëruar në meteopole. Në Berlin jetojnë 60% të huaj, në Paris, Bruksel, Amaterdam, Londër jetojnë mikiona emigrantë.

-Gjermania kërkon mjekë dhe i paguan 10 herë më shume se Shqiperia, Kina, Kroacia, Rumania
-Kandaja kërkon inxhinier dhe i paguan 12 fish!
-Greqia kërkon bujq të mbledhin ullinj dhe paguan 10 fish më shume se Vlora
-Londra kërkon matematicien, fizikant, stomatolog dhe paguan 30 herë më shumë se India, Pakistani,
-Shqipëria kërkon murator dhe paguan më shumë se Bangladeshi

Unë gjykoj që emigrimi nuk është më vetë problem dhe fenomen i papunësisë, por 50% edhe i të punësuarve që largohen për një pagë dhe jetë më të mirë. Kam bindje apaolute që edhe nëse në Shqipëri do kishim zero % papunësi, përsëri emigracioni do vazhdonte sepse gjithmonë do ketë shtete që do i kenë të ardhurat më të larta se ne. Mirgimi mendoj që do imponoj një tend të ri botëror.

Le të themi, nëse BE një ditë do shpërbëhej ose do rikthehej në vendosjen e kufijve për çdo shtet, atëhere shkaku kryesor do ishte migracioni masiv dhe po trondit kontinentin. Planeti është i kërcënuar nga lëvizja e pakontrrolluar.

Kryeministri Edi Rama po qeveris në mandatin e tretë. Është meritë, apo nga dobësia e opozitës? Në aspektin politik, si i keni lexuar qëndrimet dhe lëvizjet ndërkombëtare të kryeministrit?

Edi Rama në thelb është një shtetar shumë i dobët. Ai nuk ka as aftësitë apo njohuritë më minimale mbi ekonominë, financat, turizmin, bujqësinë apo shtetin juridik. Edi Rama është një prodhim mediatik dhe show man. Ai ka pasur dy fate në jetë: Trashëgoi Partinë Socialiste më të madhen në Shqiperi. Ka rival Sali Berishën, njeriun më të izoluar në planet. Unë nuk e kam imagjinuar kurrë që një djalë i lindur në mes Tiranës nga dy prindër intelektual të ndërtoj një kabinet kaq provincial dhe te mediokër.

Edi Rama është një zhgënjim për çdo socialist që ka pritur se Rilindja do ishte një qeverisje patriotike. Uni i Edi Ramës është i neveritshëm. Ai s’ka shokë, ai ska aleatë, ai ska koalicion. Thjesht kemi një njeri në delir që mendon se ai mund të jetë kryeministër, president, ministër, prokuror, gjyqtar, gazetar, kameraman. Vetëm të shikoni sa rëndësi dhe kohë i kushton pantallonave, këpucve, kollares, xhestikulacioneve.

Mbajeni mend, edhe në Samitin e 6 dhjetorit, do përpiqet të gjej ndonje palë atlete të bardha apo tura benevrek që të marr vëmëndje. Edi Rama më përngjan me Ronaldon jo kur ishte i ri, por tani që është plakur, i cili më shumë kohë i kushton parukierit dhe tatuazheve sasa gilave në fushë.

Rubla ruse apo para krimi? Financimi i partive politike është thembra e Akilit në Reformën Zgjedhore. Çfarë e rregullon katrahurën ku ndodhet Reforma Zgjedhore, e cila vetëm reformism nuk po bëhet?

Finacimi partive është gropa e zezë e shtetit shqiptar. Ai është momenti kur mafia blen pokitikën dhe pushtetin. Finacimi i zi i partive është momenti i pengmarrjes së pushtetit. Financimi i partive është luga me çorbë të prishur që ka gëlltitur Rama, Berisha, Meta, Basha dhe që ja u ka dhjerë karrierën politike. Ata janë të katërt peng i parave që kanë marrë nga mafia, oligarkët, trafikantët, kriminelët apo nga shërbimet e huaja. Rublat janë një realitet, por që muzikën e tyre ende nuk e kemi dëgjuar. Amerikanët do i bëjnë publike në prag të zgjedhjeve të 2025.

Ata po ecin me një plan B për çmintimin e insividve dhe organizatave politike që janë finacuar nga rusët. Mos mendoni se Ëashingtoni harron aq lehtë ata që me ligj dhe vendim qeveria kërkuan që gjuha kineze të jetë gjuhë e dytë zyrtare. Kurrë në Shqipëri nuk ka pasur kaq pakënaqesi ndaj amerikanve, madje as ne kohën e Enver Hoxhës dhe e gjitha kjo nga përplasja e Berishës. Reforma Zgjedhore nuk do realizohet për sa kohë kemi 3 pole që mbajnë njëri tjetrin. Edi Rama sot është avokati më i madh i Berishës kundër SPAK-ut. Ai lufton që Berisha të jetë përjetësisht aty.

Ditën që Berisha vdes politikisht, të nesërmen bie Edi Rama. Harrojeni që reforma të realizohet nga këto 2 fytyra. Ata e kanë bërë një marrëveshje dhe reformë personale në 2008 për shkatërrimin e pluralizmit dhe rivalve politik. Nga ajo ditë dashuria dhe besnikëria e tyre për njëri-tjetrin vazhdon. Ishte dashuri me shikim të parë, e cila vazhdon deri sa njëri prej tyre të vdes ose të vrasë veheten.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hassan Spahiu: 02/12/2022 08:17

    ..."se po' te kish nje kundershtar si une,kryetar i koqezinjve,nuk do te isha ne gjermani". O kreshnik i legjendave kuksiane,je i deshtuar si petagog,me produktin plepa,si politikan me shoqaten e koqezinjve,si jurist me kld instalove korrupsionin dhe padrejtesite ne drejtesi.Ndaj ,se je i deshtuar iu mbathe ne Gjermani,sigurisht per te gjalleruar drejtesine ne gjermani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se duhet të ngrihet komisioni hetimor për çështjen McGonigal?



×

Lajmi i fundit

Tërmeti shkatërrues në Turqi, SHBA: Gati të ofrojmë ndihmë

Tërmeti shkatërrues në Turqi, SHBA: Gati të ofrojmë ndihmë