Nga mosha 14 - 22 vjeç unë jam ndaluar 5 herë nga policia dhe jam rrahur barbarisht në komisariate. Të gjitha ndalimet më kanë ndodhur në stadium për këngët dhe organizimin e zjarrtë.
Katër herë jam arrestuar në ndeshjet e Tironës kundër Malomes Suedisë, Larisës Greqisë, Dinamos, Partizanit dhe një herë në ndeshjen Shqipëri-Spanjë.
Me miqtë dhe ultrasit organizoheshim para ndeshjeve në kodrat e liqenit dhe atje pinim birra, festonim dhe krijonim këngë për lojtarët bardheblu kur luante Tirona dhe për futbollistët kuqezi kur luante Kombëtarja:
Vargjet ishin sa heroike por edhe sportive.
Shpesh në vargje shprehej edhe urrejtja ndaj pushtetit por në mënyrë indirekte duke goditur ekipet e përkëdhelura të pushtetit Dinamon dhe Partizanit që financoheshin nga Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes.
Jemi rrahur keq nga policia 2-3 ditë sidomos kur hodhëm mega-shashkat ushtarake në cepin e Tironës dhe u trondit stadiumi. Atë ndeshje na masakruan me shkopa gome dhe u mbushen komisariatet me tifozë.
Edhe tani shkojmë në stadiume por ndonëse numri tifozëve është më i madh dhe ka shumë entuziazëm, nuk ka motivim sportiv për lojtarët.
- atëhere s’kishim liri, por kishim pasion për ekipet e zemrës
- atëhere s’lejoheshin flamurë dhe bluza, por kanatjeret bëheshin me bojë
- atëherë nuk kishim makina por e ndiqnim me tren ekipin kudo.
- atëherë s’kishim daulle, por kompozonim disa këngë.
- atëherë s’kishim televizorë dhe dëgjonim 30 veta radion tek berberi
Këngët tona u bënë aq popullore sa filluan të këndoheshin në dasma. Ndërsa sot në stadiume këndohen këngët:
- e Shkurte Fejzës
- e UÇK
- e Vaçe Zelës
- e Mentor Xhemalit
- e Ilir Shaqirit
Të gjitha janë të mrekullueshme, janë frymëzim dhe duhen kënduar por ato nuk kanë asnjë rresht për kombëtaren dhe për lojtarët kuqezi.
Ndërkohë ato nuk janë krijuar nga tifozët.
Në stadium, heronjtë tanë janë në fushë dhe disa këngë duhet ti këndohen atyre që të motivohen. Qartazi duhen kënduar të dy llojet e këngëve.
Dje FSHF ndaloi këngën e Adem Jasharit që të këndohet në ‘Air Albania’.
100% unë jam kundër këtij vendimi, ashtu siç inkurajoj tifozët Kuqezi që të mësojnë nga tifozët e gjithë botës, ku në stadium duhet të ndërthurim patriotizmin me futbollin. Ju kujtoj miliona tifozëve kuqezi këngën e kampionëve të botës Argjentinës: “Muchachos”.
Kënga e famshme që u këndua nga gjithë bota fillon me vargjet e heronjve argjentinas në luftën kundër Mbretërisë Madhe (Anglisë) në ishujt Malvinas, dhe vazhdon me yjet në fushë Maradona dhe Messi.
Kjo përplasje politike për censurën në stadiume duhet të zgjidhet me frymëzimin e tifozëve kuqezi që stadiumet te ushtojnë nga këngë që kanë brenda tyre heronjtë e luftës por edhe heronjtë e stadiumit.
Ne nuk duhet sillemi sikur vetëm ne shqiptarët kemi bërë luftë më shumë se gjermanët, spanjollët, francezët etj.
Tifozët kuqezi duhet kujtojnë se dikur qindra tifozë shqiptarë kanë bërë burg duke i kënduar Mingës, Kolës, Muçës, Dibrës, Halilit …..
Ka ardhur koha që në stadium kur pimë birra të bëjmë tifozin, dhe patriot të jemi jashtë shkallëve dhe 364 ditë pas ndeshjes. Këngët e stadiumit tona duhet fillojnë me Ademin Jasharin dhe mbarojnë me Canën apo Brojën.
Fatkeqësisht ne çdo gjë e lëmë gjysmake dhe pa logjikë……
Shko ne Shkoder pak e merr pak shprehi dhe kulture, shprehu pak me qart dhe me patriotizem.Ti,stadio.i,shum entuziazem tek ajo foto.Adem Jashari duhet me e permend ne vende serioze me shum dashuri dhe pjekuri.Naten
Përgjigju