Shoqata e Avokateve Penalistë të Shqipërisë, i bën thirrje Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor si dhe Kuvendit të Shqipërisë, të reflektojnë mbi numrin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të larguar nga sistemi i drejtësisë, duke analizuar pasojat që do sjellë kjo vakancë në masë.

Avokati Saimir Vishaj, i cili aktualisht vetë është kandidat për në Gjykatën Kushtetuese, thotë se në këto kushte ka lindur nevoja, t'i jepet mundësia avokatëve me eksperiencë në fushën e drejtësisë që të bëhen pjesë e sistemi gjyqësor.

'Në këto kushte, ndoshta ka lindur nevoja që nëpërmjet ndryshimeve ligjore, t'i jepet mundësia avokatëve me eksperience dhe të afirmuar në fushën e drejtësisë për t'u bërë pjesë e sistemit gjyqësor.'- thotë Vishaj.

Aktualisht në kuadër të procesit të vettingut të zhvilluar për Reformën në Drejtësi, janë konfirmuar në detyrë 132 prokurorë/gjyqtarë, ndërkohë që janë shkarkuar në total deri tani 142 prokurorë/gjyqtarë. Sakaq janë dorëhequr nga sistemi i drejtësisë 50 prokurorë/gjyqtarë.

Shifrat nga ecuria e vettingut