Kreu avokatëve penalist i propozon KLGJ e KLP mbushjen e vakancave për gjyqtarë e prokurorë: T'u jepet mundësia avokatëve me eksperiencë të bëhen pjesë e sistemit gjyqësor

Kreu avokatëve penalist i propozon KLGJ e KLP mbushjen e vakancave për gjyqtarë e prokurorë: T'u jepet mundësia avokatëve me eksperiencë të bëhen pjesë e sistemit gjyqësor

Foto ilustruese

Shoqata e Avokateve Penalistë të Shqipërisë, i bën thirrje Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor si dhe Kuvendit të Shqipërisë, të reflektojnë mbi numrin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të larguar nga sistemi i drejtësisë, duke analizuar pasojat që do sjellë kjo vakancë në masë.

Avokati Saimir Vishaj, i cili aktualisht vetë është kandidat për në Gjykatën Kushtetuese, thotë se në këto kushte ka lindur nevoja, t'i jepet mundësia avokatëve me eksperiencë në fushën e drejtësisë që të bëhen pjesë e sistemi gjyqësor.

'Në këto kushte, ndoshta ka lindur nevoja që nëpërmjet ndryshimeve ligjore, t'i jepet mundësia avokatëve me eksperience dhe të afirmuar në fushën e drejtësisë për t'u bërë pjesë e sistemit gjyqësor.'- thotë Vishaj.

Aktualisht në kuadër të procesit të vettingut të zhvilluar për Reformën në Drejtësi, janë konfirmuar në detyrë 132 prokurorë/gjyqtarë, ndërkohë që janë shkarkuar në total deri tani 142 prokurorë/gjyqtarë. Sakaq janë dorëhequr nga sistemi i drejtësisë 50 prokurorë/gjyqtarë.

Shifrat nga ecuria e vettingut

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hgf: 14/07/2021 20:36

    Shume qesharake, dhe shume Turp!!!!

    Përgjigju
  • Bala: 14/07/2021 18:37

    Dmth ne mezi shpetuam nga gjykatesit e korruptuar dhe tani sekseret mes tyre dhe paleve ne proces, avokatet, dashkan karrigen. Sa bukur. E ore e cvete, shto uje e shto trazo, i bardhe qe i bardhe mbeti ky dhalli i drejtesise.

    Përgjigju
  • Ardian: 14/07/2021 17:46

    Hahahahahahaha. O me lot per zotin. Dmth, para nja dy javesh ai Gentiani Ibrahimi veteofrohet ne nje sakrifice sublime qe te zevendesoje ai magjistratet e larguar. Ai dhe tartari dmth. Sot sakrificen sublime eshte gati ta beje dhe ky tipi i avokatures. Hahahahahahahah. O ca vend karagjozesh eshte ky. Megjithese nuk duhet folur para kohe, se keta karagjozet qe thua ti, ja dalin gjithmone ne fund

    Përgjigju
  • Ardian: 14/07/2021 17:39

    Hahahahahahahahahhaha. O ketu gallate e madhe. Dmth ta mar me radhe. Ai qe drejton Klp, gentian ibrahimi, ofrohet ne nje sakrifice sublime duke thene qe eshte gati qe magjistratet e larguar t’i zevendesoje ai dhe tartar bazaj. Ne rregull kjo. Nuk kalon dy jave dhe del ky tjetri qe eshte gati te beje nje sakrifice tjeter sublime, duke u veteofruar te punoje ne gjyqesor. Hahahahahhaahhahahaha. O me lot per zotin. U be reforme, jo shaka. Keta jane karagjoze, por ke pare ti qe keta tipa fitojne ne fund???

    Përgjigju
  • Truri: 14/07/2021 17:39

    Mos e dhente Zoti, do turren gjithe avokatet analfabet per t u bere gjyqtar

    Përgjigju
  • Shkodran: 14/07/2021 16:43

    E bukur kjo!! Sa për të qeshur! Më mirë hapni edhe një herë Kursin e Plepave por mos e quani ashtu, vendosini një emër më modern....si psh kursi magjistrat hekurudha....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Asllani dhe Calhanoglu festojnë titullin në rrjetet sociale, turku: Ça bone zemra

VIDEO/ Asllani dhe Calhanoglu festojnë titullin në rrjetet sociale, turku: Ça bone zemra