Kreu i dekriminalizimit, Stojani për Report Tv: Për Tom Doshin do të bëjmë verifikime jashtë vendit! Prokuroria e Përgjithshme: I kemi kërkuar ambasadës së SHBA informacione

Prokuroria e Përgjithshme do të bëjë verifikim edhe jashtë vendit për kandidatin për deputet Tom Doshi. Lajmin e ka dhënë ekskluzivisht në një intervistë të dhënë për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta, Sokol Stojani, kreu i Drejtorisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Stojani është shprehur se duke qenë se Doshi ka jetuar shumë vite jashtë vendit do të duhet verifikim edhe në vende të tjera.

Stojani tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dërguar në Prokurorinë e Përgjithshme informacion të mbledhur nga Partia Demokratike dhe nga selitë diplomatike.

"Ai ka plotësuar formularin e dekriminalizimit, ka thënë çdo gjë që duhet. KQZ ka prezantuar si indicje të dhëna që ka marrë nga Partia Demokratike apo përfaqësi diplomatike dhe natyrisht ne e kemi futur në procedurën e hetimeve të thelluara. Për sa kohë ka qëndrime jashtë shtetit më shumë se një muaj sigurisht që kërkohet edhe hetim jashtë vendit. Ne menjëherë ia kemi nisur kërkesat organeve që mendojmë se mund të kenë informacione lidhur me të brenda shtetit. Kemi marrë gjurmët gjurmët daktiloskopike dhe ia kemi përcjellë autoriteteve për të parë nëse ka informacione të tjera në shtete të tjera. Lidhur me këto 28 emrat ende nuk kemi shkuar në momentin e letërporosive që mund të dërgohen jashtë vendit nga Ministria e Drejtësisë", tha Stojani.

Për këtë çështje, menjëherë pasi intervistës së dhënë nga Sokol Stojani për Report Tv, Prokuroria e Përgjithshme njoftoi mediat se i është drejtuar zyrtarisht ambasadës amerikane për të kërkuar informacion mbi deputetin Tom Doshi i cili rikandidon edhe në zgjedhjet e 25 Prillit.

'Afati për një verifikim kërkon 3 muaj ose dhe më shumë.  Partitë politike mund ti kishin sjell emrat edhe më parë për verifikim. Ende nuk kemi nisur letërporosi jashtë vendit për 28 kërkesat e KQZ.  Me ligj ne e kemi tre muaj, me të drejtë zgjatje. Ata që kërkojnë bashkëpunim ndërkombëtar, marrin më shumë kohë, ata brenda përbrenda, ka raste që përfundojnë në kohë rekord, ka raste brenda 10 ditësh, ka raste brenda një muaji. Ne të dhënat ia kërkojmë institucioneve të tjera dhe jo gjithmonë ka një databaz. Çdo gjë ka kohën e vet", ka thënë ai.

Drejtori i dekriminalizimit shprehet se për gazetarin Rusta se 28 kandidatëve që janë në hetim të thelluar do u kërkohen gjurmët e gishtërinjve.

Stojani deklaroi se indicjet për kandidatët për deputetë problematikë në përgjithësi është fakti që mund të jenë dëbuar, mund të ketë ndryshime gjeneralitesh që mund të dyshosh që mund të kenë pasur aktivitet kriminal.

"Ka pasur raste që KQZ i është referuar qoftë burimeve diplomatike, qoftë Partisë Demokratike, qoftë mediave", tha ai.

Duke bërë një bilanc të procesit të dekriminalizimit deri tani, ai tha se deri tani janë të prekur deri tani 311 subjekte nga të cilët 63 janë politikanë.

"Këto shifra janë pa vitin 2020 por që patjetër që dekriminalizimi ka dhënë efektet e veta", vijoi ai.

Stojani, i pyetur nëse dikush që është larguar nga ligji i dekriminalizimit, apo është kapur në shkelje, a mund të rikthehet në shoqëri, sqaron se kjo është parashikuar në ligj.

"Në parim, ligji për dekriminalizimin ka parashikuar rastet kur ndalohesh për jetë dhe kur me afat të kufizuar. Duhen parë rast pas raste dhe është detyrë e organeve për të përcaktuar. Ne si prokurori e Përgjithshme, pasi mbarojmë verifikimin, kur konstatojmë se subjekti është përpara një falsifikimi, ja përcjellim Prokurorisë kompetente për ta vlerësuar. Janë ata që ushtrojnë ndjekjen penale. Ka njerëz që janë dënuar, ka njerëz që kanë marrë pafajësinë", tha ai.

Në fund Stojani siguron publikun se Prokuroria e Përgjithshme ndjek procedurën me rigorozitet në ccdo rast.

"Ne brenda 24 orësh nisim kërkesën në çdo institucion, e fusim në procedurë dhe brenda pak javësh ezaurojmë procedurën dhe jemi në varësi të përgjigjes nga institucionet e tjera. Parim jonë është që të mos lejojmë elementë me rekord penal të jenë pjesë e politikbërjes. Janë shumë raste kur janë hequr nga administrata publike, apo politika, jo pak deputetë kanë ikur", tha ndër të tjera Kreu i Drejtorisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. 

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare