Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në Parlamentin britanik ku është pritur nga Kryetari i Komisionit të Sigurisë dhe Inteligjencës, Dominic Grieve.
Në këtë takim Basha theksoi se në Shqipëri duhet të forcohet shteti ligjor dhe demokracia si dhe duhet qëndruar krah për krah aleatëve euroatlantikë për të parandaluar çdo plan apo ide që minon interesat strategjike të NATO-s në Europën Juglindore.
Por ditën e djeshme, Basha ka marrë një thirrje të fortë nga drejtori për Ballkanin Perëndimor në Britaninë e Madhe, Andrew Page. Burime për Report Tv pohojnë se qëndrim i tij ishte i prerë se duhet të ulet në negociata me kryeministrin Edi Rama pa parakushte, përndryshe zgjedhjet e 30 Qershorit do të njihen edhe sikur të gjitha bashkitë të fitohen nga PS.
Ndërkohë në takimin e tij me Dominic Grieve nuk është hapur tema e zgjedhjeve por është folur vetëm për luftën krimit të organizuar dhe trafikun e drogës. Basha g ka thënë se shumica absolute e shqiptarëve jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe ndershmërisht.
Ndaj veprimi i vendosur dhe bashkëpunimi i ngushtë në luftë kundër krimit të organizuar dhe në veçanti trafikut të qënieve njerëzore e të narkotikëve, do të ndihmojë në goditjen e kriminalitetit dhe në rikthimin e besimit. Sipas kreut të opozitës joparlamentare kjo do të shërbejë për të mos njollosur reputacionin e komunitetit shqiptar në Britani nga një pakicë e përfshirë në aktivitete kriminale.
"Jemi të vendosur për të ndërtuar në Shqipëri institucione të forta ligjzbatuese të pandikuara dhe të afta për të luftuar krimin e organizuar dhe narkotrafikun." ka thënë Basha.
Më pas ai theksoi se shtetet e Ballkanit janë multietnike dhe se kjo është një vlerë europiane, të cilën ne duhet ta mbrojmë.
“Çdo ide tjetër rrezikon paqen dhe stabilitetin rajonal, hap precedentë të rrezikshmëm në Ballkan dhe përtej Ballkanit, si dhe dobëson krahun jugor të NATO-s duke i shërbyer axhendave që janë në konflikt me sigurinë dhe vlerat euroatlantike.”
Gjatë qëndrimit në Britani, lideri demokrat Lulzim Basha shprehet se ka parë që deputetët britanikë rrinë në këmbë, ndërsa shton që në Shqipëri karrigia e pushtetarit kushton 15 mijë euro. "Tek ne, fakultetet japin akoma mësim për kompjuterat me shkumës e me dërrasë të zezë, sepse paratë që duhet të shkojnë për të investuar në auditorë, në laboratorë, në teknologjinë e informacionit dhe në dixhitalizim, i bën rrush e kumbulla qeveria.
I bën mermer për zyren e ministrit dhe e blen kolltukun 15 mijë euro. I keni parë se ku ulën deputetët në Britani, apo jo? Shkova dhe i pashë sot! Çdo gjashtë muaj kishin për t’i ndërruar kolltuqet te ne, atje as nuk ka vend të mjaftueshëm që të ulën të gjithë deputetët. Disa rrinë në këmbë. Ashtu duhet të rrinë deputetët, qeveria duhet të rrijë në këmbë para popullit, jo t’i marrë paratë e popullit e t’i bëjë rrush e kumbulla" shkruan ai.
Edhe pse kreu të PD-së, Lulzim Bashës iu bë thirrje nga drejtori për Ballkanin Perëndimor në Britaninë e Madhe, Andreë Page se duhet të ulet në tavolinë me Ramën pa kushte, Basha ka vijuar me qëndrimin e tij dhe opozitës jopralamentare.
"Largimi i qeverisë dhe kryeministrit të kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me krimin për të shkatërruar procesin zgjedhor të 2017 dhe krijimi i një qeverie tranzitore janë mënyra e vetme për zgjidhjen politike të krizës” ka deklaruar Basha nga Parlamenti britanik.
Basha në këtë vizitë u takua me kryesuesit e Grupit Parlamentar bipartizan për Shqipërinë në Parlamentin Britanik, deputetët John Grogan (kryetar i grupit) dhe Martin Vickers (nën kryetar).
“Zgjedhjet e diktuara nga krimi janë rrënja e krizës, sepse kanë prodhuar një parlament të diktuar nga krimi dhe jo nga vota e shqiptarëve. Politikanet që janë kapur në bashkëpunim me krimin e organizuar për të vjedhur zgjedhjet e 2017-ës, duhet të ndëshkohen dhe jo të promovohen. Pa shkëputur lidhjet e krimit me politikën nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Largimi i qeverisë dhe kryeministrit të kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me krimin për të shkatërruar procesin zgjedhor të 2017 dhe krijimi i një qeverie tranzitore janë mënyra e vetme për zgjidhjen politike të krizës” - theksoi Basha më pas.
O lyl o kaqol po ti je i gjithi gjol i maru i diskretitu e akoma vazhdon kakarrit o hipolit. Po e shikon si je katandis me sait dollapin e kalbur që dhe të fugoi nuk di. Apo do bosh Shtet me çlirim bythën çuninin e Prokurorit të enver qelbësirës babaj çlirim gjatës ka pushkatuar Shqiptar të pa fajshëm e ti e mer në parti një KARRAGJOZ TË TILL o lyli bandill.
PërgjigjuLuli po u fut ne zgjedhje mbush breket me mu... se cicin e ben sa her kujton Ramen
PërgjigjuPo je burre futu ne zgjedhje o Lulzim po e di qe do humbasesh dhe ben labakun rugeve te Tiranes duke i genjyer ata qe te vijne pas me pune apo dhe duke i dorovitur.Ik o pjelle e keqe e ketij vendi shko atje ku ke nenshtetesine tjeter bej reklame ne vitrinat e dyqaneve se te shkon dhe me paraqitjen.
PërgjigjuReklam në vitrinat e dyqaneve,,e goditme
Lulashi i ngjan nji KUNGULLI TË SHARTUAR ME DOMATE SALCE, o zot cfar e qeshure,,i thot të gjitha
PërgjigjuRob kot
Përgjigjuo refugjat hollandez po ik re aman se nuk duam te na ndertosh gje ti. vemje me pashaport hollandeze.po na ben dhe pakice tani ty te raft pika .po nuk ke faj ti duhen burgosur ata qe te vijne pas ty .jeni turpi i ketij vendi perfundimisht
Përgjigju"hap precedentë të rrezikshmëm në Ballkan dhe përtej Ballkanit" hahahhaa po ti e ke hapur nje precedent te tille o palaco me djegjen e mandateve. Po nuk ke shance te bllokosh ASGJE,ZERO!
Përgjigju