Kryetari i PD-së Lulzim Basha po zhvillon një vizitë në Britani të Madhe ku ka marrë një tjetër thirrje të fortë nga ndërkombëtarët që të ulet në bisedime pa kushte me kryeministrin Edi Rama. Pas takimeve me Konservatorët, Basha ka zhvilluar një takim në mesditë në orën 14:00 me Andrew Page, që është drejtori për Ballkanin Perëndimor në Britaninë e Madhe.
Burime për Report Tv pohojnë se qëndrim i tij ishte i prerë se duhet të ulet në negociata me kryeministrin Edi Rama pa parakushte, përndryshe zgjedhjet e 30 Qershorit do të njihen edhe sikur të gjitha bashkitë të fitohen nga PS.
Lideri demokrat Lulzim Basha ka deklaruar më parë nuk do të ulet në dialog me Edi Ramën kryeministër, por sot mori një tjetër goditje në Britani pas atyre nga të gjitha kancelaritë e rëndësishme europiane, por edhe SHBA-së që palët duhet të ulen në dialog për të gjetur zgjidhjen për kapërcimin e krizës politike prej tre muajsh.
Opozita ka paralajmëruar protestën e radhës më datë 25 maj, ndërsa nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, madje duke paralajmëruar se do i bllokojë, por sipas të gjitha gjasave situata pritet që të ndryshojë pas presionit ndërkombëtar kundër opozitës që të lerë protestat e dhunshme dhe të ulet në tryezë për dialog.
Komente












Anglezet i thane qe te hape mendjen..
PërgjigjuDmth Basha paska ikur ne Angli qe ti thone ata ulu me Ramen...hajde gazetari hajde
PërgjigjuA thu edhe atyre u ka vene kushte para takimeve?
Shume mire ,a mori vesh Lulushi , por nok e le edhe aSalushi Opozita duhet te kuptoje mire per sot e per mot se KM kushtdo qofte ,nuk hiqet se nuk u pelqen atyer ,KM hiqet me vote e vetem kur futet me burg, pra vepron drejtesia ,Kurre nuk mund te hiqet me fjale rruge ose loja fjalesh te Lulit Ilirit Monikes, Salushit ose atyre gazetareve qe nuk e duan Ramen Le ta shterngojne prapanicen e ta mundin me zgjedhje e jo ti abandonojne ato kur opozita mezi duhet ti prese Ne kete situate qe jane pd e lsi per nga 15 vjet zor se e marrin veten e me vecanti me ata qe kane me krye
PërgjigjuSigurisht qe do t'ja perplasin ne fytyre kudo qe te shkoje. Ky kujton se ka budallenj nje Evrope? Ata i kane zbythyr prej shekujsh budallenjte si ty o Bashe ziu, o gomar, o njeri i neandertalit qe cna ka gjetur ne me nje idiot si ty.
PërgjigjuPo keta kush i ..... këta sjan as BE tashmë investime skene fare ore si i fusin hundët more aman...
Përgjigjuedhe amerika nuk esht ne EU por ka dipartamentin per europen si ministri .pastaj provo e thuaji jo anglise e ta shohesh sa vlen ti qe je ne EUROPE.kur behet mbledhja e G8 shikoje mir kush jane dhe kuptoje sa vlen ai komenti jot.ne krye esht USA pastaj vijne te tjeret por ta dish qe USA esht ber nga AGLIA dhe eshte gjithmone me te ne cdo situate prandaj nuk e di pse e thua keshtu.ata po dalin nga EU por jane gjithmone ne komande jo vetem te EU por gjith boten.mos harro qe kane ishuj ne pronesi te ARGJENTINES qe quhen folkland dhe nuk ka byth njeri tja heqi ose ti thot qe nuk jane tuajat prandaj liroji e jepja ARGJENTINES...o shokuuuu
Bravo i dha ate qe meritonte dhe nje herebr bravooooo