Krieger: Flitet keq për Shqipërinë, por kur erdha vendosa të bëj pushimet

Krieger: Flitet keq për Shqipërinë, por kur erdha vendosa të bëj pushimet

Edhe shefat më të famshëm të kuzhinës botërore gjejnë kohë të dëgjojnë lajme për Shqipërinë. Sébastien Krieger, shef i kuzhinës franceze kishte akumuluar në memorien e tij një imazh “shumë të keq” për vendin tonë. Kështu shprehet ai në një intervistë për “Shqiptarja.com”.

“Shija e keqe” e këtij imazhi, nëse do shprehemi me gjuhën e kuzhinës, është larguar si me magji, kur Krieger u ftua në Tiranë nga organizatorët e aktiviteteve kulturore të “Pranverës frankofone” të mbajtur nga Ambasada Franceze në bashkëpunim me institucionet e kulturës shqiptare.

Kjo është java e katërt e aktiviteteve kulturore të “Pranverës së Frankofonisë në Shqipëri, që do të mbyllet më 30 mars dhe do të ketë të tjera supriza. Më 23 mars koreografi me famë botërore dhe me origjinë shqiptare, Angjelin Preljocaj, do të vijë në Tiranë së bashku me bashkëshorten e tij, Valeri Muller, për të prezantuar filmin “Polina”.

Ndërsa Sébastien Krieger ka ardhur në Tiranë së bashku me Marc Payeur për të sjellë shijen franceze të kuzhinës, në kuadër të një aktiviteti kulinar që zhvillohet në 5 kontinente dhe në më shumë se 150 vende nga Ambasada Franceze dhe shefat e mbarë botës. Dy shefat francezë që punojnë në restorante me 5 yje, kanë organizuar  mbrëmë një darkë me menu “à la française” për shqiptarët një nga hotelet luksoze të Tiranës.   

Zoti Krieger, kur ju u ftuat nga Ambasada Franceze për të ardhur në Shqipëri në kuadër të Pranverës Frankofone”, çfarë keni menduar përveç suprizave që do të sillni në kuzhinë?   
-Unë nuk e prisja që të gjeja një vend kaq të mirë dhe të bukur, sepse shpeshherë për Shqipërinë ne dëgjojmë lajme jo shumë të bukura, dhe jo vetëm atje në Francë. Dhe kisha menduar se ishte një vend i vogël, një që jetohej shumë keq. Është hera e dytë që unë vij Brenda një harku të shkurtër kohor në Shqipëri për këtë aktivitet, që i referohet edhe muajit të të kulturës në vendin tuaj. Dhe tani që e kam parë këtë vend dhe e kam njohur kam menduar që të vijë për pushime këtu. Më pëlqen të vij sidomos për pushimet e dimrit. Po. Kam menduar se kur të marr pushime do të vijë patjetër sërish këtu.

Çdo traditë e një vendi të bënë kurioz, sidomos në kuzhinë, a mund  të na thoni se nga cili rajon i Francës jeni dhe çfarë tradite keni trashëguar nga ky vend?
-Unë jam me origjinë nga Alsace në veri të Francës, dhe aty tradita dhe shijet janë të mishrave të tymosur, mënyrave të përpunimit të mishit. Kjo ka qenë tradita jonë. Por unë kam eksploruar tradita të zonave të tjera të Francës e të botës dhe kështu i bashkojë këto tradita me krijimtarinë time në kuzhinë.

Nga traditat e trashëguara dhe ajo përdorimit të mishit, edhe për shkak të nevojave që sjell një klimë e ftohtë malore, çfarë prezanton kur ndodhesh në një vend mesdhetar që ka shume perime, janë ato preferenca juaj?
-Në fakt unë kam zbuluar perimet që bëhen këtu, kur erdha një muaj më parë në Tiranë për të punuar me shefin shqiptar këtu, dhe kështu pasi mësova shijen e veçantë të tyre, së bashku kemi vendosur të sjellim supriza në një darkë shqiptaro-franceze.

I përdorni ju erëzat si mesdhetarët?
Unë kam një koncpet timin në kuzhinë. Kuzhina e vërtete për mua duhet të jetë me sa më pak erëza, sepse nuk e ndjen aromën e produktit. Për mua të gatuash, do të thotë të zbulosh shijen origjinale të produktit.

Çfarë mesazhi do të jepnit ju si shef kuzhine për personat që kanë prirje të jenë vegjetarianë.
-Ka vërtetë një shtim të numrit të pesonave me prirje vegjetariane, dhe ka shumë prej atyre që nuk e preferojnë shumë mishin. E vërteta është që njerëzit kanë nisur të hanë më pak mish dhe të përdorin shumë sallat. Sallat këshillohen dhe mund të bëhen shumë prezantime të shijshme të tyre. Kështu që, edhe pa qenë vegjetarian propozohet që mishit të  zër edhe më pak vend në pjatatat tona.

d.b/shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë