TIRANË- Për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha sulmet e kryeministrit Edi Rama ndaj BE-së se nuk ka shpërndarë vaksinën anti-COVID, janë të turpshme.

Duke e quajtur Tira e qeverisë, referuar sanitares që u hoq si infermiere dhe zhvati një paciente, Basha thotë se Rama po përpiqet që të mbulojë dështimet e tij me sulme ndaj BE-së.

"I turpshëm sulmi i Tires së qeverisë ndaj BE-së", Basha: Nuk është faji i BE që Rama është një dështim në çdo gjë. 25 prilli dita e ndarjes nga e keqja dhe e orientimit europian të Shqipërisë E turpshme që Tirja i qeverisë sulmon BE dhe vendet anëtare për dështimet e tij. Nuk është faji i BE që Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë. Nuk është faji i BE që Tirja i qeverisë u ka dhënë qytetarëve ndihmën më të ulët nga çdo vend tjetër. Nuk është faji i BE që Tirja i qeverisë i braktisi shqiptarët në kohën e tërmetit, pandemisë dhe krizës ekonomike. Nuk është faji i BE që Rama është një dështim në çdo gjë. Sulmet ndaj BE dhe vendeve anëtare nuk e mbulojnë dot dështimin e tij. Ne i jemi përjetë mirënjohës BE për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në momente të vështira për vendin. 25 prilli do të jetë ditë e ndarjes nga e keqja dhe e orientimit europian të Shqipërisë", shkruan Basha.

Një reagim i tillë vjen pas letrës së ambasadës Franceze, e cila u shpreh e habitur nga akuzat e Ramës, i cili tha se Franca nga vaksina në stok dhe nuk ndihmon vendet fqinje. Pak ditë më parë në lidhje me këto kritika u shpreh i habitur edhe ambasadori i BE-së Luigi Soreca, i cili tha se nuk BE e ka ndihmuar Shqipërinë me fonde dhe se vendi nuk kishte paraqitur një plan vaksinimi dhe kjo ishte arsyeja që BE nuk e kishte ndihmuar me vaksina. Kryeministri Rama iu përgjigj këtyre deklaratave se Shqipëria nuk i kishte kërkuar BE-së fonde por vaksina për të lejuar vaksinimin e shqiptarëve dhe se vendi ynë do i blinte ato. Kryeministri shpjegoi se kishte pritur më shumë solidaritet nga disa vende të Bashkimit Europian, ndërsa tha se 975 dozat e para të vaksinës Pfizer në vendin tonë kishin mbërritur nga një vend mik që nuk mund të zbulonte emrin.