PAKISTAN- Kopshti Zoologjik Karachi në Pakistan është mjaft i famshëm për banorët e zonës të cilët e vizitojnë prej dekadash, pro prej mjaft kohësh një tërheqje e madhe për vizitorët është dhe kjo krijesë mitike e quajtur Mumtaz. Përkrah kafazëve të elefantëve dhe drerëve të ndryshëm, ka dhe një kafaz për krijesën mitike gjysëm-grua gjysëm-dhelpër e cila qëndron në një pavion më vete nga ku u flet vizitorëve.
Krijesa mitike luhet nga një burrë i veshur si grua dhe duket sikur është e ngjitur pas trupit të dhelprës. 33 vjeçari në rolin e Mumtaz, babai i dy fëmijevë e luan këtë rol për 12 orë dhe tregon se e ka trashëguar atë nga babai i tij i cili e ka bërë më parë, por që tani nuk jeton më.
Ai shprehet se është shumë i lumtur në përfaqësimin e kësaj krijese mitike dhe se ndihet mirë që i bën njerëzit të qeshin dhe të ndihen mirë. Sipas tij jeta është e shkurtër, ndaj dhurimi i lumturisë ndaj kujtdo do duhej të ishte qëllim në jetën e të gjithëve.
Për shkak të dinakërisë që përfaqëson imazhi i dhelprës shumë vizitorë vinë posaçërisht për të biseduar dhe për të parashikuar fatin tek krijesa Mumtaz e cili tregon se përgjithësisht janë nxënësit e shkollave të interesuar për notat dhe nënat të interesuara për fatin e vajzave të tyre, vizitorët më të rregullt.
Për të marrë këtë rol duhet shumë talent dhe përzgjedhja bëhet në bazë të disa kritereve, si shkathtësia e personit, numri i gjuhëve lokale që di dhe aftësitë aktruese që zotëron. Më parë krijesa ka qenë përdorur në cirqet lëvizëse por 40 vite më parë u ble nga kopshti zoologjik dhe që prej asaj kohe është vizituar nga mijëra njerëz kuriozë.
Redaksia Online
(Suada.B/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO