Krijimi i PD, Çela: Turp i Bashës s'ftoi themeluesit, veproi si PPSH Basha: Zemërthyerit të kthehen në PD
Në një intervistë të shkurtër për gazetën “Shqiptarja.com” njëri ndër kontributorët më të mëdhenj në PD për ecurinë e saj që nga momenti i parë, si dhe ish-kreu i Kontrollit të Shtetit dhe ish- deputet i saj, në periudhat më të vështira për ardhjen në pushtet Blerim Çela flet kundër strategjisë së përjashtimit të aplikuar nga kreu i PD, Basha.
TIRANE- Në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” njëri ndër kontributorët më të mëdhenj në PD për ecurinë e saj që nga momenti i parë, si dhe ish-kreu i Kontrollit të Shtetit dhe ish- deputet i saj, në periudhat më të vështira për ardhjen në pushtet Blerim Çela flet kundër strategjisë së përjashtimit të aplikuar nga kreu i PD, Basha. Teksa analizon thirrjen në 24 vjetorin e themelimit të PD që të rikthehen të gjithë demokratët zemërthyer, Çela nuk mungon të deklarojë se jo vetëm ai nuk ka ftesë, por as themeluesit e ata që drejtuan qeverisjen pas 45 viteve komunizëm ish-kryeministri Aleksandër Meksi, dhe dy ish-zv.kryeministrat Rexhep Uka dhe Bashkim Kopliku nuk janë ftuar nga Lulzim Basha.