Krijimi i pasaportës COVID, Vuçiç: E turpshme! Kjo ide është pa kuptim dhe anti-evropiane

Krijimi i pasaportës COVID, Vuçiç: E turpshme! Kjo ide është pa kuptim dhe anti-evropiane

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç ditën e djeshme ka kritikuar ashpër idenë e BE-së për krijimin e një pasaporte COVID, duke e konsideruar të turpshme.

Vuçiç tha se ishte i shokuar dhe se kjo i duket pa kuptim dhe anti-evropiane, sepse do të bënte që shumë të rinj të dëshironin të vaksinoheshin sa më shpejt dhe kjo do të sillte shkatërrimin e sistemit prioritar, ku përparësi kanë të moshuarit.

“Unë e di se presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja Angela Merkel ishin kundër në fillim, por pa dyshim që presioni është i madh”, tha Vuçiç për televizionin serb Prva.

Serbi tashmë janë vaksinuar 1.2 milionë qytetarë, ndërkohë që gjysmë milioni ka marrë edhe dozën e dytë.

Serbia për sa i përket procesit të vaksinimit po ecën me hapa të kënaqshëm duke u bërë vendi i parë i Ballkanit Perëndimor, që ka këtë progres.

Ideja për krijimin e një pasaporte COVID ka ardhur si pasojë e një kërkese për të shpëtuar industrinë e truizmit nga Greqia, Austria dhe Spanja kundrejt vendeve të tjera të BE-së.

Megjithatë të përballur me vonesën dhe mungesën e dozave të vaksinës, disa prej vendeve të BE-së e kanë kundërshtuan krijimin e një pasaporte COVID.

J.GJ./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Elezi në Report Tv: Berisha nga Partia Komuniste, dështoi me protestën! Toska: Fije shprese për mbështetësit

Elezi në Report Tv: Berisha nga Partia Komuniste, dështoi me protestën! Toska: Fije shprese për mbështetësit