Krim makabër në Spanjë, 40-vjeçari shqiptar i pret fytin me gotë një spanjolli pas një sherri në lokal! Largohet i qetë me duart me gjak: S’kam bërë asgjë

Krim makabër në Spanjë, 40-vjeçari shqiptar i pret fytin me gotë një spanjolli pas një sherri në lokal! Largohet i qetë me duart me gjak: S’kam bërë asgjë

Foto ilustruese

SPANJË- Një ngjarje e rëndë është raportuar mëngjesin e sotëm nga mediat spallonje ku një shqiptar pas një sherri me një person, i ka prerë fytin me gotë. Ai është vënë në pranga pas krimit makabër, si tentativë vrasjeje. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në klubin e natës, Jaleo në La Hernán Cortés. sheshi de Castelló .

Pas një përleshje brenda ambienteve, i arrestuari ka sulmuar spanjollin, i cili ka shpëtuar mrekullisht.  Ai është gjakosur dhe i gjithë klubi është tmerruar nga ngjarja e rëndë,

40-vjeçari u largua nga lokali duke ecur, i vetëm, me duart tërësisht të gjakosura, si dhe me shpinën dhe qafën e njollosur. Ai u nis drejt rrugës Pescadores, i ndjekur nga një dëshmitar, i cili ka pasur guximin ta incizojë në video me celularin e tij në mënyrë që imazhi dhe veshja e tij të jenë të regjistruara, siç kanë shpjeguar disa të pranishëm për këtë gazetë. Teksa po largohej, i arrestuari, i cili kishte veshur një xhaketë lëkure të lagur me gjak, përsëriti: “Nuk kam bërë asgjë”.

Spanjolli është trajtuar nga Shërbimi i Kujdesit Mjekësor të Urgjencës (SAMU) dhe është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm, ku iu desh të operohej si pasojë e një plage të thellë që ishte vetëm disa centimetra nga mbërritja në arterien karotide, e cila do ta kishte shkaktuar vdekjen.

Autori i vrasjes në tentativë u arrestua në rrugën Doctor Ferran dhe u transferua në qelitë e komisariatit të rrugës Río Sella. Pritet që në orët në vijim të vihet në dispozicion të autoritetit gjyqësor.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës në 3-shen më të mirë të botë! Lënë pas universitetin e Harvardit dhe Oksfordit

Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës në 3-shen më të mirë të botë! Lënë pas universitetin e Harvardit dhe Oksfordit