Krim me uniformë! 23 efektivë të arrestuar në 6 muaj, 188 të tjerë në hetim! Qytetarët më të pakënaqur me Policinë e Rendit (Bilanci)

TIRANË- Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, dy ish-zëvendësdrejtorët e Policisë së Elbasanit janë vetëm dy nga 23 efektivët e policisë që u arrestuan në gjashtë muajt e parë të vitit 2022. Të dy shpërdoruan detyrën dhe bënë kallëzim të rremë në njërën prej ngjarjeve më të bujshme të vitit të kaluar, në vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan 4 dit para zgjedhjeve të 25 prillit. Nga hetimi rezultoi se Nushi e Palla, mund ta kishin parandaluar ngjarjen, por nuk zbatuan asnjë nen të ligjit për Policinë e Shtetit. Bashkë me ta u pezulluan nga detyra dhe po hetohen në gjendje të lirë edhe gjashtë punonjës të Shqiponjave në Elbasan. Ata janë vetëm gjashtë nga 188 policët dhe tre efektivët e Gardës që ka hetuar në gjendje të lirë AMP nga janari deri në qershor 2022.

Kjo është vetëm ngjarja e fundit e bujshme ku policët u përfshinë në shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi. Në harkun kohor të gjashtë muajve policët janë përfshirë edhe në ngjarje me natyrë kriminale. Më e rënda është ajo e ndodhur në mjediset e Komisariatit nr. 3 në Tiranë, ku u qëllua me armë për vdekje efektivi Çaush Saliasi, nga kolegu i tij Ludjan Zaimi. Krimi i rëndë në Komariatin nr. 3, ndodhi për shkak të përplasjeve mes dy policëve të Patrullës së Përgjithshme.  

Ndërsa tre policë u arrestuan në Kukës në muajin mars, të akuzuar për grup të strukturuar kriminal, pasi lehtësuan punën për kalimin e makinave të vjedhura nga Kosova drejt vendit tonë pa i regjistruar në Pikën Kufitare të Morinit. Po ashtu AMP arrestoi edhe punonjësin e Gardës së Republikës Dashamir Kurti, i cili në gjendje të dehur u konfliktua fizikisht me pronarin e një lokali, e kanosi me armën e shërbimit. Policët, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, në disa raste kanë lejuar edhe kultivimin e kanabis sattiva në disa zona të vendit, përfshirë edhe shtëpitë e barit.

Por për çfarë ankohen më shumë qytetarët mbi Policinë e Shtetit? Në totalin e ankesave që u raportuan në gjashtë muaj pranë AMP-së, pjesën kryesore e zënë ato për Policinë e Rendit, me një total prej 472 ankesash. M pas vjen Policia Rrugore me 410 ankesa dhe e treta Policia Kriminale me 219 ankesa në gjashtë muaj. Për grupet e tjera policore numri i ankesave është më i ulët.

Efektivë të arrestuar
23 efektivë të Policisë së Shtetit të arrestuar
3 efektivë të Gardës së Republikës të arrestuar

Hetuar në gjendje të lirë
188 efektivë të Policisë së Shtetit të hetuar
3 efektivë të Gardës së Republikës të hetuar

Ankesat e qytetarëve
472 ankesa për Policinë e Rendit
410 ankesa për Policinë Rrugore
219 ankesa për Policinë Kriminale

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital