Shkon për gjykim dosja për vrasjen e Xhuvanit! Papleka akuzohet për vrasje, 2 zv.drejtorët e policisë dhe 6 efektivë për shpërdorim detyre

Prokuroria e Elbasanit ka çuar për gjykim dosjen për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve të 25-prillit 2021. Ndaj Arbër Paplekajt rëndon akuza për 'vrasje me dashje në rrethana cilësuese'. Sipas Kodit Penal, Papleka rrezikon nga 20 vite burg deri në burg të përjetshëm. Vetë Papleka nuk ishte i pranishëm në senacë. Ndërkohë, dy zv.drejtorët e policisë Nikollaq Pallën, Albert Nushin dhe 6 policët e forcave 'Shqiponja' akuzohen shpërdorim detyre.

Roli i Albert Nushi dhe Nikollaq Palla në vrasjen e Pjerin Xhuvanit

Albert Nushi dhe Nikollaq Palla kanë qenë të parët që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, atëherë kur kishte nisur konflikti verbal mes Strukturës së Armatosur të PD-së dhe Pjerin Xhuvanit. Kjo strukturë pretendonte se Xhuvani po blinte votat në favor të PS-së, prandaj kishin njoftuar policinë. Më pas, përplasja me armë nisi në sy  të Nushit dhe Pallës. Në dëshminë e publikuar më herët në media, ato kanë dhënë sqarime se si nisi konflikti i armatosur.

Kush është Albert Nushi, ish zv.drejtori i Policisë së Elbasanit, i përfshirë edhe në dosjen ‘Babale’

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes deklaruan aso kohe se Albert Nushi, si edhe disa vartës të tij, u larguan me vrap, sapo ndërmjet palëve në konflikt nisi debati, i cili përfundoi me përdorimin e armëve. Raportohet se një nga grupet në momentin kur ndodhi përplasja me armë, i kanë vënë fillimisht pistoletën në kokë nëndrejtorit të Policisë së Elbasanit për Rendin, Nikollaq Palla. Ky informacion i publikuar nga mediat ende nuk ka një konfirmim. Sipas mediave këtë veprim e kanë parë të gjithë policët që ishin prezent në ngjarje dhe asnjëri nga policët nuk ka reaguar.  Edhe në dëshminë e tij Nikollaq Palla nuk e ka treguar këtë fakt dhe akuzohet për deklarim të rremë dhe shpërdorim detyre. Ndërkohë, Nushi ka rezultuar edhe në dosjen Babale. Ai ka deklaruar para trupit gjykues se njohja e tij me Fredi Alizotin vinte për shkak të detyrës, dhe se ai i kishte rrëfyer se ka interpretuar zërin e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Geron apo Agron Xhafës në përgjimet e dosjes 'Babalja'. Ai është shprehur se me Alizotin nuk ka komunikuar më shumë se 3 herë përmes telefonit.

Si ndodhi ngjarja

Vrasja e Pjerin Xhuvanit u regjistrua më 21 prill pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ku Xhuvani u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike në këtë qytet, Gazmend Bardhi. Të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë). Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • erti: 03/10/2022 15:30

    DENOJENI ME BURGIM TE PERJETSHEM. MALOKUN E PISIT,,,,PSE,ISHTE ME ARME NE DORE KY PAPLEKA NE ELBASAN NE FAVOR TE PD....KETU VEC DENIMIT TE PAPLEKES ME BURGIM TE PERJETSHEM,,,, DUHET GJOBITUR DHE PD ME VLEYE 500 MILION.leke..KETO PARA TE JEPEN PER FSMILJEN XHUVANI....////.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb