FIER-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Fier, ku një 32-vjeçar ka vrarë me pistoletë të dashurën dhe më pas ka qëlluar veten me një plumb në kokë.
 
Dy të rinjtë janë gjetur të pajetë në një makinë tip Fuoristradë me targë AA 939 OY, në afërsi të fshatit Shën Pjetër, në aksin rrugor Fier Hoxharë.

Informacione nga policia bëjnë me dije se të rinjtë që kanë humbur jetën janë Ermira Arapi 29 vjeçe banuese në fshatin Ngurrëz, Lushnje dhe Drini Derveni 32 vjeç banues në Fier.

Burime për Report Tv mësojnë se dy të rinjtë ishin të martuar me persona të tjerë, ndërsa bashkë kishin një lidhje jashtëmartesore. 

Ermira Arapi ishte nga Lushnja, por e martuar në Fier dhe kishte një vajzë, ndërsa Drini Derveni ishte nga Fieri.

Duke parë rrethanat, policia nuk përjashton edhe mundësinë që viktimat të jenë ekzekutuar nga një person i tretë, i cili më pas mund të ketë manipuluar provat për t'u dukur si vetëvrasje.

Hetimet janë ende në fazë fillestare ndaj dhe veprimet e mëtejshme do të zbardhin plotësisht këtë ngjarje të rëndë.

drini derveni
( Drini Derveni )

ermira arapi
(Ermira Arapi)

vrasje pasioni fier ermira arapi

ura shen pjeter
(Me rreth të kuq makina ku u gjetën dy trupat e pajetë)

Njoftimi i policisë:

Më datën 10.02.2017, rreth orës 11:40 në aksin rrugor Fier-Hoxharë, në afërsi të fshatit Shënpjetër, në mjetin tip Fuoristradë me targë AA 939 OY, janë gjetur të vdekur 2 persona. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes u bë identifikimi i viktimave të cilët janë D.D, 32 vjeç, banues në Fier dhe E.A 29 vjeçe, banuese në fshatin Ngurrëz, Lushnje. Gjithashtu nga kqyrja e plotë e vendit të ngjarjes dallohet qartë se shtetasi i lartëpërmendur pasi ka qëlluar me armë shtetasen E.A, ka vrarë veten. Shtetasi D.D mban në dorë 1 pistoletë të tipit TT e armatosur dhe ka qitje me puthitje në kokën e tij. Nga të gjitha rrethanat e mësipërme rezulton që shtetasi D.D pasi ka vrarë shtetasen E.A, ka vrarë veten. Grupi hetimor në bashkëpunin me Prokurorinë po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.