Krimi, Policia dhe Ne të tjerët!...

Krimi, Policia dhe Ne të tjerët!...

Foto ilustruese

Kronika e zezë e medias sjell tek publiku çdo ngjarje të zhanrit të vet. Informacioni që përcillet përmes sajë në disa edicione pothuajse dominohet nga prezantimi  i ngjarjeve kriminale. Pa dyshim se ka jo pak ngjarje kriminale, me një shumë llojshmëri natyrash e shtrirje në territor. Sjellja e realitetit tek publiku është misioni i medias dhe deri këtu çdo gjë është brenda kufijve të normalitetit. Ajo që nuk shkon, ka të bëjë me faktin që në emisionet e cilësuara/dedikuara “faturën” e krimit, pa u menduar dy herë, ia kalojnë Policisë së Shtetit.

Një lum kritikash e akuzash vërshojnë nga ekranet apo rreshtat e medias. Jo rrallë kapen fort pas rastësisë, e përgjithësojnë dhe bëjnë që Opinioni të ngarkohet e të mendojë se shkaktare e krimit është policia!.. Në jo pak raste shkojnë më tej dhe thonë se Policia e Shtetit nuk siguron dot rend e siguri, kritikë kjo në shkallë sipërore. Është e pa pranueshme të absolutizohet ideja se shkaku i krimit është policia për të mos thënë se kjo ide nuk ndihmon në luftën kundër krimit. Mjaft të thuhet se fajin e ka policia apo disa shkojnë më tej të kërkojnë dorëheqjen e titullarëve të Policisë së Shtetit apo të Ministrit të Brendshme dhe vetëm kaq.

Në një analizë tërësore askush nuk e shmang rolin apo përgjegjësinë e strukturave të rendit por, duke fetishizuar  sa thamë, mbulojmë një të vërtete të madhe. Duke absolutizuar këtë ide i ikim përgjigjes për pyetjet: “Përse ndodhi krimi apo krimet. A mundet dhe si duhet të parandalojmë krimin apo krimet?!”. Nëse do të japim përgjigje për këto pyetje në spektrin e analizës do të shfaqemi edhe “Ne të tjerët” që jemi shumë më shumë se sa Policia e Shtetit.

Në tog fjalshin shumë më shumë hyjnë struktura e institucione shtetërore legjislative dhe ekzekutive të të gjitha niveleve e fushave të veprimit. Janë një numër i konsiderueshëm institucionesh qendrore e lokale që trajtojnë probleme të marrëdhënieve në fushave të ndryshme si psh me pronën, me familjen, me nivelin e mirëqenies, me arsimimin dhe edukimin, në funksionimin e tregut etj.., marrëdhënie këto që jo rrallë janë burimi i kriminalitetit. Është pushteti gjyqësor (prokurori-gjykatë) që i marrë në rreth komunikimi edhe me policinë formojnë një formacion antikrim.

Veç sa më sipër kemi pushtetin e medias, kemi komunitetin e shoqërisë civile etj.. faktorë të shoqërisë, ndikimi i të cilëve është shumë i lartë në publik, për të mos thënë se shpesh herë me të drejtë janë opinion formues. Në një shoqëri si e jona ku kemi: nivel të ulët të mirëqenies, nivel të papunësisë në kufij jo normal, emigracioni në shkallë të lartë me ndikim të madh në jetën qytetarëve (për mirë dhe për keq), informalitet në ekonomi me prezencë të lartë, fenomen të gjakmarrjes të rritur ndjeshëm, armë mbajtje pa leje si një normalietet, pozicion gjeografik të përshtatshëm si post tranzit trafikimi, interferim të krimit ndërkombëtar të strukturuar etj…fenomene  qe krijojnë ambient favorizues për veprimtari kriminale; rëndësia e grupimit “shumë më shumë” është e pa zëvendësueshme.

Pa koontributin e këtij grupimi, krimi do ta fitojë betejën ndaj nesh. Duhet të pyesim: “Çfarë bëjmë Ne të tjerët?!”. Nuk duhet ta qetësojmë ndërgjegjen pse hodhëm disa shigjeta mbi Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme. Ky veprim është shumë sipërfaqësor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Expo-Albania, ja si do të jetë kompleksi modern për organizimin e panaireve

Expo-Albania, ja si do të jetë kompleksi modern për organizimin e panaireve