Që në mëngjes, punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë nisur punën për mbajtjen hapur të rrugëve në zonat rurale, duke hedhur kripë dhe skorje.
Në një kohë që temperaturat shkojnë nën zero është bërë e mundur që të rrugët në zonat rurale të jenë të kalueshme për automjetet.
Përmes një postimi në Facebook, kryebashkiaku Veliaj u ka bërë thirrje qytetarëve që në këto ditë të ftohta të evitojnë në maksimum lëvizjet, ndërsa ka publikuar edhe disa foto të automjeteve të Bashkisë duke hedhur kripë.
“Në rrugët rurale prej mëngjesit po hidhet kripë e skorje teksa pritet që temperaturat të shkojnë nën zero, por e mira është që të evitojmë në maksimum lëvizjet!
PS. Jo, nuk kemi borëpastruese profesionale se në Tiranë bie borë 1 herë në dekade. Ndaj, po bëjmë sa mundemi me mjetet që kemi dhe punonjësit e përkushtuar”, shkruan Veliaj.
[gallery]20436[/gallery]
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO