Kritiku i Bashës: Arsyet se pse ai (nuk) duhet të japë dorëheqje

Kritiku i Bashës: Arsyet se pse ai (nuk) duhet të japë dorëheqje

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kukësit, Ibsen Elezi, i cili ka dalë haptazi duke kritikuar Bashën, vijon që të mbajë qëndrime ndaj kreut të PD.  Por këtë radhë në një kohë ku aleatët e Bashës kanë dalë kundër tij, Elezi argumenton se nuk është zgjidhje që Basha të dorëhiqet.

Një lëvizje e nisur kundër kryedemokratit Lulzim Basha në radhët e selisë blu pas 30 qershorit, duke se do të finalizohet në shtator. Pjesë e kësaj lëvizjeje pritet të jenë pikërisht zërat kritikë të Bashës duke nisur që nga Jozefina Topalli, Arben Imami, Edit Harxhi, Edvin Kulluri, Arben Ristani por edhe shumë të tjerë.

Nga ana e tij Ibsen Elezi thotë se lëvizjet e PD kanë qenë në grup si me djegien e mandateve ashtu edhe mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale dhe problemin nuk e zgjidh dot dorëheqja e Bashës.

" Basha nuk është i vetëm, ai përfaqëson një grup me pikëpamje të deklaruara dhe të fshehura. Pra problemi me Bashën nuk është çështje individi por çështje grupi dhe pikepamjesh." shkruan Elezi.

Sipas Elezit kjo situatë ka vetëm një Zgjidhje: "Dështimi i dy aksioneve të fundit politike: – dorëzimit mandateve dhe rrëzimit qeverisë me 1 protestë të pandërprerë – zgjedhjeve te 30 qershorit te pasuar me dhënien ne tavoline te 61 bashkive, detyron urgjent këshillin kombëtar (Bujar Nishanin si drejtues i tij) qe te kërkoj proces analize dhe vlerësimi , duke konkluduar ne dështimin e dy aksioneve politike dhe hapjes se nje procesi votëbesimit te lidershipit nga antarësia."

Reagimi i plotë i Ibsen Elezit:

Po shtohen zerat qe kerkojne doreheqjen e Bashes.

Do cuditemi kur tja kerkojne edhe servilet e tij, do na kujtojne 91-shin, kur demokrat-komunistet e shanin Enverin me shume se ata qe ishin dergj burgjeve.

Une jam Kunder doreheqjes.

Doreheqja eshte akt moral, qe e ndjen pa e kryen.

Detyrim eshte atehere kur e kerkojne rregullat e shkruara.

Statuti aktual nuk e detyron kryetarin e PD te dorehiqet apo largohet., ndersa si akt moral se pari duhet ta ndjeje vet.

Per me teper, pas kuvendit fals te 15 dhjetorit 2018, cdo veprim e ka kryer ne perputhshmeri me statutin;

Dorezimi mandateve u votua ne unanim nga kryesia dhe keshilli kombetar.

Mospjesmarrja ne zgjedhjet e 30 Qershorit po ashtu.

Te vecosh Bashen si fajtorin e vetem qe duhet kryqezuar, nuk eshte burrerore, eshte tipar i trasheguar komunizmi te gjesh armikun dhe jo te zgjidhesh problemin.

Basha nuk eshte i vetem, ai perfaqson nje grup me pikpamje te deklaruara dhe te fshehura. Pra problemi me Bashen nuk eshte ceshtje individi por ceshtje grupi dhe pikepamjesh.

Doreheqja e tij nuk do ishte zgjidhje, por zanafilla e nje rruge tjeter pa krye.

Kjo situate ka vetem nje Zgjidhje.

Deshtimi i dy aksioneve te fundit politike:

– dorezimit mandateve dhe rrezimit qeverise me 1 proteste te panderprere

– zgjedhjeve te 30 qershorit te pasuar me dhenien ne tavoline te 61 bashkive

detyron urgjent keshillin kombetar (Bujar Nishanin si drejtues i tij) qe te kerkoj proces analize dhe vleresimi , duke konkluduar ne deshtimin e dy aksioneve politike dhe hapjes se nje procesi votebesimit te lidershipit nga antaresia.

Kjo eshte minimum qe duhet bere, nese duhet te meritojme minimalisht emrin Partia Demokratike.

Per me teper Basha duhet te jete patjeter ne gare, ai qe mendon se mund te drejtoje PD, minimumin e proves ka fitoren ndaj rymes qe ai perfaqson.

Kjo do jete jo gare per nje individ ne krye, por nje gare perplasjesh mes pikpamjeve te deklaruara dhe artikuluara qarte, kjo eshte rruga e vetme e shpetimit te PD nga dekompozimi qe po i ndodh, kjo eshte rruga e bashkimit.

Tashme rrymat e konturuara (Sorosjanet, Ish-et e sistemit dhe te djathtet) ne PD duhet qe per here te pare te perballen fytyre per fytyre, duke u shkeputur njehere e mire nga konspiracionet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 02/08/2019 22:26

    Po kur je burre trim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja