Gjokutaj: Kriza institucionale dhe problemi ynë me autoritetin

Gjokutaj: Kriza institucionale dhe problemi ynë me autoritetin

Politika ka hyrë në vetëgjyqësi katundi. Njera palë fton përkrahësit të shkojnë në zgjedhje, tjetra i grish për bojkot e protesta.

Kriza institucionale mes presidencës dhe kuvendit ka marrë tone dramatiko – komike dhe, po të thellohet me hapa të tjerë, rrezikon ta shndërrojë palcën e shtetit në zonë sizmike për gjithë shoqërinë.

Situata bëhet më dramatike se nuk kemi një autoritet që të hyjë mes palëve dhe ta gjykojë çështjen e të japë drejtësi sipas ligjit, sipas kushtetutës e sipas moralit.

Mungesa e Gjykatës Kushtetuese, qoftë edhe momentale, është handikap i rrezikshëm. S’duhej të ishte lejuar nga ata që ideuan dhe po zbatojnë reformën në drejtësi, shqiptarë a të huaj qofshin.

Nuk ua kemi patur për borxh të bënin eksperimente që vështirë se janë bërë në ndonjë shtet normal. Pas gjasash dhe, të paktën për këtë vakum institucional, ligjvenësit dhe ekspertët shqiptarë kanë punuar me parimin ‘të dalë ku të dalë’. Mos qoftë e thënë që të huajtë të kenë punuar me parimin ‘berber në kokë të kacidhjarit’.

Le të shpresojmë se ky moment delikat do të kalojë pa pasoja të rënda. Le të besojmë që reforma në drejtësi nuk do të prodhojë vakume dhe handikape të tjera të këtyre përmasave.

Gjithsesi s’do bënim keq që, kur të kemi nge e të mos jemi të zenë me çështje jetike si ajo për Babalen apo tjetra për eshtrat e Mit’hat beut, të diskutonim seriozisht pse jemi të prirur të bëjmë kaq shpesh eksperimente që ligji s’i lejon dhe bota nuk para i njeh.

Vjen kjo nga që kemi shtet të dobët që heraherës përgjumet?

Vjen nga që kemi liderë që anojnë nga bajraktari, shumë-shumë nga feudali dhe s’para mbajnë erë shtetari?

Vjen nga që shumicën e politikanëve i kemi aguridh e pasberihajt?

Apo vjen nga që jemi një shoqëri që s’para kemi dhe s’para njohim autoritete? Autoritete politike e shtetërore jo se jo, por as autoritete morale, që do të qendronin mbi palët dhe do të shënonin një lloj nordi mes shtrëngatës së mosbesimit që na ka pllakosur e s’ka shenja se do të papset shpejt.

Një shoqëri pa autoritete të njohura e të pranuara gjerësisht i ngjan një ngrehine me tulla, por pa llaç. E prirur të rroposet periodikisht dhe po periodikisht të nisë nga themelet në një qerthull sizifjan.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Krijoi një nga ‘perandoritë’ më të mëdha të prodhimit të motorëve dhe makinave, vdes në ditën e Krishtlindjes Osamu Suzuki

Krijoi një nga ‘perandoritë’ më të mëdha të prodhimit të motorëve dhe makinave, vdes në ditën e Krishtlindjes Osamu Suzuki