‘Vaji i ullirit do jetë luks’ Eksperti paralajmëron në ‘Rreze Dielli’: Do të rritet çmimi! Thatësira uli prodhimin

I ftuar ne emisionin “Rreze Dielli”, në Report TV, eksperti i agro-turizmit Ilir Pilku dhe alarmin se çmimi i vajit te ullirit do të pësojë një rritje të menjëhershme në vazhdim, për shkak të mungesës së sasisë së vajit në treg.

Në studio me moderatore Androniki Kolka eksperti i bujqësisë Ilir Pilku thonë se kjo është kriza e mbarë rajonit dhe për herë të parë pas 30 vitesh, vaji do te shndërrohet në produkt luksi.

”Çmimi i vajit të ullirit ka arritur nivele rekord, për shkak të thatësirave të zgjatura nga vendet që konsiderohen prodhues kryesor” tha eksperti në fillim të bisedës.

Sipas të dhënave nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, çmimet globale të vajit të ullirit kanë arritur në 5 mijë dollarë për ton metrikë, duke shënuar një nivel më të lartë në 26 vjet, ndërsa sipas ekpsertit, çmimet e larta mund të qëndrojnë “për ca kohë”.

“Moti i keq në Spanjë, veçanërisht periudha e zgjatur e thatësisë, është arsyeja kryesore pas rritjes së çmimeve. Si rezultat i kushteve të motit ‘tepër të dobët’, vjelja e fundit e ullirit nga tetori deri në shkurt prodhoi një rendiment 50% më pak se prodhimi i zakonshëm, duke shtrënguar ofertën globale dhe duke i shtyrë çmimet në rritje” shtoi eksperti në studio. Në bazë të informacioneve në treg, mësohet se kërkesa për vaj ulliri ka qenë e fortë vitet e fundit, çmimet janë rritur që nga viti 2020, sepse konsumatorët hanin dhe gatuanin në shtëpi më shpesh gjatë dhe pas pandemisë Covid-19. Për më tepër, mungesa e vajit të lulediellit pas pushtimit rus të Ukrainës rriti çmimet.

 “Thatësira ka ulur ndjeshëm dhe sipërfaqet e vreshtave në të gjithë Europën dhe pritet që çmimi i vajit të ullirit të ndikojë dhe në vendin tonë” shtoi eksperti në studio, duke theksuar se në Shqipëri kemi mesatarisht 400-450 fabrika vaji ulliri, ndërsa mbi 50% e tyre nuk kanë kapacitet ruatje edhe pse zonat e Mallakastrës, jugu kryesisht, Kruja dallohen për sasi të mëdha të vreshtave.

 ”Në treg kemi dy lloje vaji ulliri, ai normal dhe ekstra i virgjër që do të bëhet shumë problem të gjendet në vazhdim” theksoi Iliri, duke shtuar se 20 vite më parë vendi ynë prodhonte 8 deri në 10 mijë tonë vaj ulliri, ndërsa sasia është shtuar ndjeshëm, por kjo nuk e shmang dot krizën, pasi lidhemi me bursën e vajit me vendet që e shesin apo e blejnë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:25
Eksperti: Ja si të dalloni vajin e ullirit cilësor / Cili lloj është me kurativ?

Vaji i ullirit, një nga produktet kyesore të shportës të çdo konsumatori. Varietetet dhe zonat prodhuese janë të shumta dhe dallojnë nga njëra-tjetra, po si mund të dallojmë një vaj cilësor sipas ekspertit të bujqësisë Ilir Pilku, i cili i ftuar në studion e Rreze Dielli, në Report Tv u shpreh:

“Ndryshimi midis vajrave dallohet nga aciditeti. Vaji ekstra i virgjër e ka aciditetin më pak se 0,8. Por gjithçka nis nga ulliri i mirë për të dalë një vaj cilësor, i cili dallohet nga aciditeti, aroma, ngjyra. Ndërsa vaji i cili konsiderohet sot si shumë kurativ është vaji i ullirit pak i hidhur, që kur e provon të lë një djegie në fyt.”

Ora 14:37
Hilet me vajin e ullirit / Eksperti: Kemi 400 punishte, por vetëm 25 % janë me standarte

Eksperti i bujqësisë Ilir Pilku, i ftuar në studion e Rreze Dielli për krizën botërore me ullinjtë u ndal dhe në situatën aktuale në Shqipëri. Sa besim ka konsumatori ynë te tregu shqiptar? A i kemi fabrikat në një kualitet cilësor për procesin e përpunimit?   

“Ne në vendin tonë fabrika apo njësi përpunimi të ullirit kemi afërsisht 400-450, por jo të gjitha janë të regjistruara, pasi ka edhe biznese të cilët janë sezonale dhe punojnë vetëm pak muaj të vitit. Nga këto, as 25 % nuk e kalojnë çertifikatën e standartit të prodhimit të një vaji cilësor, pasi i pari është ambjenti i përpunimit i cili duhet të plotësojë një sërë kriteresh dhe pjesa më e rëndësishme është ruajtja e vajit të ullirit” thekson Pilku.

Po cilat janë disa nga hilet dhe modifikimet e vajit të ullirit nga fermerët?

“Nuk mund ta mohoj që ka modifikime, si përzierja e vajrave të ullirit të vjetër, kjo nuk është aq e dëmshme, por mund të ketë abuzime dhe të përzirjes së vajit të ullirit me vajin e kikirikut. Në botë falcifikimet e vajit të ullirit janë shumë të imta. Problemi ynë është se ne nuk kemi institucionet e caktuara të kontrollit si dhe laboratorët specifik të testimit” shprehet eskperti.

MC/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë