UKRAINE- Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko u jep urdhër ushtarëve të tij të jenë të përgatitur për mundësinë e një "pushtimi në shkallë të gjerë" nga forcat ruse përgjatë gjithë kufirit të përbashkët.
Sipas Presidentit ukrainas rreth 9,000 trupa ruse tashmë ndodhen në vijën kufitare, edhe pse Kremlini e ka mohuar faktin e përfshirjes në luftime.
Këtë gjë Poroshenko e ka deklaruar në parlament, një ditë pasi forcat Ukrainase dhe ato separatiste ruse janë angazhuar në luftime të rënda mes tyre. Këtë akt Bashkimi Evropian e quajti si "shkelja më e rëndë" e një marrëveshjeje armëpushimi, e arritur në muajin shkurt të këtij viti.
Rusia, e cila kapi dhe aneksoi nga Ukraina gadishullin e Krimesë vitin e kaluar, mohon se trupat e saj po marrin pjesë në luftime.
Duke iu referuar rreth 12 orëve përleshje, ku u përfshi dhe përdorimi i artilerisë së rëndë mes palëve, rebelët pro-rusë akuzohen se u përpoqën të marrin qytetin Mary Inca.
Për këtë fakt Poroshenko tha: "Ushtria jonë duhet të jetë e gatshme për të përballuar një ofensive nga ana e armikut, nuk duhet të tolerojmë asnjë shkelje kufitare"
Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com