GREQI- Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka lejuar Greqisë shtyrjen e pagesës së borxhit pas kërkesës së Kryeministrit grek Aleksis Tsipras, për ndryshime në kreditorët ndërkombëtarë.
FMN ka deklaruar se Greqia i kishte informuar huadhënësit globalë për planifikimin e shlyerjes së plotë të borxhit me katër pagesa, duke përfshirë detyrimin e parë prej 300 milion eurosh, i cili duhet të shlyhej ditën e sotme si dhe pagesat e tjera që kapin vlerën prej 1.6 miliard euro do të jepen në fund të qershorit.
Autoritetet greke njoftuan Fondin Monetar Ndërkombëtar se katër pagesat do të shlyhen brenda muajit qershor.
Ky veprim i jep kohë Greqisë të përballojë huan ndaj FMN-së. Bashkimi Evropian dhe kreditorët evropiane të Bankës Qëndrore, shtynë negociatat edhe për katër muaj me qëllim që të zhbllokohen fondet e shpëtimit të cilat kapin një shifër prej 7.2bn euro.
Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com