Kroaci/ Ministri Hasani vizitë zyrtare, pritet nga krerët e shtetit: Bashkëpunim në disa fusha

Ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani ndodhet për një vizitë zyrtare në Zagreb.

Takimin e parë kreu i diplomacisë shqiptare e ka zhvilluar me kryeministrin Andrej Plencoviç gjatë bisedës me të cilin ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia i ka dhënë Shqipërisë në rrugën drejt BE.

“Ne presim bashkëpunimin me qeverinë kroate në të njëjtën frymë partneriteti strategjik, në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat me interes të përbashkët” shkruan Hasani në rrjetet sociale.

Gjatë vizitës zyrtare, ai është takuar edhe me homologun Grlić-Radma, si dhe me presidentin Zoran Milanović, ndërsa në konferencën për shtyp Hasani ka theksuar nevojën e një takimi mes dy qeverive.

 

G.K/N.Xh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA, akuza për ryshfet ndaj ligjvënësit Henry Cuellar

SHBA, akuza për ryshfet ndaj ligjvënësit Henry Cuellar