Kronologjia e Krizës greke

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme të së dielës, kronologjia e krizës financiare të vendit ballkanik:

Viti 2010

2 maj - Kryeministri Jorgos Papandreu njoftoi se ka arritur marrëveshje me BE-në dhe FMN-në për ndihmë në këmbim të shkurtimeve shtesë të buxhetit prej 30 miliardë euro për tre vjet.
Pakoja ishte ndihma e parë e ndarë për një anëtare të eurozonës.

4-5 maj - Të punësuarit në sektorin publik hyjnë në një grevë 48-orëshe. Tre persona u vranë nga vënia e zjarrit në një bankë.

6 maj - Parlamenti grek miraton pakon e masave për kursime.

7 korrik - Parlamenti miraton reformën e sistemit të pensioneve në pajtim me marrëveshjen me BE-në dhe FMN-në dhe rrit kufirin për pensionin e grave nga 60 në 65 vjeç.

4 tetor - Qeveria parashtron projektbuxhetin për vitin 2011 me premtimin se do të zvogëlojë deficitin.

Viti 2011

13 qershor - Greqia mori klasifikimin më të ulët të kredisë në botë pasi ''Standard & Poors'' uli klasifikimin me tre shkallë, nga B në CCC.

17 qershor - Papandreu bën ristrukturim të kabinetit qeveritar dhe emëroi rivalin e tij kryesor Evangjelos Venizelos ministër të Financave. Kabineti i ri mori votëbesim në parlament më 22 qershor.

21 korrik - Liderët e eurozonës ranë dakord për pakon e dytë të shpëtimit me 110 miliardë euro shtesë.

21 tetor - Greqia miratoi më shumë masa për kursime edhe krahas protestave të dhunshme në Athinë dhe grevave të përgjithshme.

27 tetor - Liderët e eurozonës e përforcuan ndihmën prej 130 miliardë euro. Ata i bindën bankat private që të pranojnë 50 për qind humbje të aksioneve të tyre greke - numër i cili në negociatat e mëtejshme u rrit në 74 për qind.

31 tetor - Papandreu njofton referendum për masat e fundit për kursime pa u konsultuar me liderët evropianë.

4 nëntor - Pas një presioni të fuqishëm nga ana e liderëve evropian, qeveria greke tha se heq dorë nga planet për referendum.

6 nëntor - Papandreu ra dakord me opozitën që të formojë koalicion qeveritar.

10 nëntor - Ish-nënkryetari i Bankës Qendrore Evropiane Lukas Papadhimos u emërua shef i koalicionit qeveritar. Ai deklaroi se Greqia do të zbatojë marrëveshjen për kursime para zgjedhjeve.

6 dhjetor - Para parlamentit në Athinë u organizuan protesta të cilat u shndërruan në dhunë. U plagosën shumë njerëz, 38 të arrestuar.

7 dhjetor - Koalicioni i ri miratoi buxhetin për vitin 2012, qëllimi i së cilit është ulja e deficitit në 5,4 për qind nga PBB-ja (i cili arriti nëntë për qind në vitin 2011).

Viti 2012

9 shkurt - Dy partitë kryesore të koalicionit grek ranë dakord në kushtet për kursime nga pakoja e re të cilat i kërkojnë BE-ja dhe FMN-ja. Papunësia arriti rekord të ri prej 20,9 për qind.

12 shkurt - Ligjbërësit grekë pranuan marrëveshje të re për kursime pas debatit 10 orësh, ndërkohë që mijëra njerëz protestonin në Athinë.

20-21 shkurt - Ministrat e Eurozonës ranë dakord për ndihmë prej 130 miliardë euro dhe i finalizuan masat për ta zvogëluar borxhin grek në 120,5 për qind të PBB-së deri në vitin 2020.

9 mars - Greqia parandalon falimentimin e pakontrolluar pasi u ra dakord që të zëvendësojë obligacionet shtetërore me kreditorët privatë.

19 maj - Greqia konfirmon zgjedhje më 17 qershor.

12 qershor - Lideri i SYRIZA-s, Aleksis Cipras refuzon që të formojë qeveri me partitë të cilat janë për masat për kursime. Sondazhet tregojnë se partia është shumë e popullarizuar.

13 qershor - Norma e papunësisë arriti rekord të ri prej 22,6 për qind.

17 qershor - Sërish zgjedhje parlamentare në Greqi
(sg/atsh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime