KRUJË-Një 53-vjeçar banues në Tapizë është arrestuar pasi ka bashkëpunuar për të vjedhur zyrat e administratës ku punonte.
 
Gëzim Llani, i punësuar si roje gjatë natës së mbrëmshme, ka ruajtur disa persona të paidentifikuar të cilët kanë thyer derën dhe kanë hapur me dhunë kasafortën.
 
Autorët nuk kanë marrë gjë në zyrat e firmës së inerteve pasi në kasafortë nuk ka rezultuar të ketë para.
 
Specialistët për Krimet vijojnë punë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës" në ngarkim të shtetasit Gëzim Llani.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com