KRUJE-Shembja e furrave të gëlqeres dy javë më parë nga drejtoria e mjedisit rezultoi vetëm një show mediatik, pasi nuk ka zgjatur shumë dhe disa prej tyre janë riaktizivuar.
Disa prej furrave punojnë pa frikë gjatë ditës, ndërsa të tjera presin mbrëmjen për të vijuar punën normalisht.
Pronarët e këtyre furrave dalin në kundërshtim të hapur me ligjin duke sfiduar çdo lloj moratoriumi.
Pamjet që sjell Report Tv nga Kruja tregojnë qartësisht që drejtoria mjedisore nuk e ka marrë me seriozitet këtë punë, pasi verifikimi i furrave të gëlqeres është shumë i thjeshte.
Nuk dihet ende nëse autoritetet janë në dijeni të riaktivizimit të këtyre furrave, por mjafton të kalosh në rrugën kryesore dhe duket gjithçka, pasi as zjarri dhe as tymi nuk mund të mbulohet.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO