Një aksident ka ndodhur në rrugën nacionale Krujë-Fushë Krujë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00 ku një autoveturë ka përplasur një motorçikletë në të cilën udhëtonte infermieri i burgut të Zaharisë në Krujë, 45 vjeçari Halil Hajredini.

Ai ka marrë plagë të rënda dhe pasi ka marrë ndihmën e parë në urgjencën mjekësore Fushë Krujë është nisur menjëherë në Spitalin e Traumes në Tiranë.

Sipas Shërbimit të Urgjencës në Fushë Krujë, i aksidentuari është në gjendje tepër të rëndë e kritike për jetën.

Drejtuesi i mjetit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është ndaluar nga policia.

[gallery]20602[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com