Kryebashkiaku i Kamzës
Xhelal Mziu "sfilatë" me florinj

Kryebashkiaku i Kamzës<br />Xhelal Mziu
Kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu e ka shndërruar inspektimin e një rruge në “sfilatë mode”.
 
Në inspektimet që kryebashkiaku ka bërë në një lagje të Kamzës në krahun e tij të djathtë ndodhej një burrë që në qafë mbante një varëse të rëndë floriri.
 
Burri që besohet si mbështetës i flaktë i Mziut ka marrë pjesë në përurim, ndërsa foto është bërë publike nga vetë kryebashkiaku i Kamzës në rrjete sociale.
 
Duket që Mziut nuk i bën përshtypje paraqitja e "krahut të tij të djathtë", pasi dhe vetë marrëdhëniet me floririn i ka pasur të dashura.
 
Mziu më parë është arrestuar me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera ndërsa bashkëshortja e tij u ndoq penalisht pasi në argjendarinë e saj u gjet një sasi floriri pa dokumentacion.
 
Është paradoksale për një kryebashkiak që të prezantojë jetën e “florinjtë” të shoqëruesve të tij, para një populli që pret punë e investime.

xhelal mziu

Rdaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën