Kryegjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani u pezullua nga detyra, zbardhet vendimi! KLGJ i kërkon ILD tekstet e këngëve që dëgjonte magjistratja

Kryegjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani u pezullua nga detyra, zbardhet vendimi! KLGJ i kërkon ILD tekstet e këngëve që dëgjonte magjistratja

Kryegjyqtarja Enkeleda Kapedani

TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zbardhur sot vendimin e plotë të pezullimit nga detyra të kryegjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani. Në vendimin e siguruar nga redaksia shqiptarja.com thekohet se për të arritur në një konkluzion të hetimeve që janë nisur mbi hetimin disiplinor të Kapedanit, ILD duhet të dokumentojë disa nga kërkesat që ka paraqitur në KLGJ.

Sipas vendimit, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë duhet të caktojë një ekspert IT i cili duhet të verfikojë dhe të sjellë të dhëna për kohën kur janë realizuar videot nga kryegjyqtarja. Ndër të tjera, eksperti duhet të verifikojë mënyrën dhe kohën e publikimit të videove, pra ku janë publikuar ato fillimisht dhe nga kush. Kjo kërkesë lidhet me pretendimin e Kapedanit e cila është shprehur se videot e publikuara në Tik-Tok nuk janë hedhur nga ajo.

“Eksperti do të duhet të verifikojë dhe të sjell të dhëna për kohën dhe mënyrën e realizimit të videove nga magjistratja, aplikacionin e përdorur nga ajo, si dhe për mënyrën dhe kohën e publikimit të tyre, ku janë publikuar ato fillimisht dhe nga kush”, shkruhet në vendim.

Në një pikë tjetër të vendimit kërkohet dokumentimi i teksteve të këngëve që janë përdorur si sfond muzikor nga Kapedani në videot e postuara në rrjetin social, të cilat ILD i ka konsideruar të paprështatshme për imazhin e magjistrates.

“Po ashtu, Këshilli i Lartë Gjyqësor vlerëson se për të arritur në një konkluzion të drejtë dhe të rregullt mbi procedimin disiplinor të filluar ndaj magjistrates, është i nevojshëm dokumentimi i tekstit të këngëve që shoqërojnë në sfond muzikor videot me imazhin personal të magjistrates, që nga ILD janë vlerësuar me natyrë jo të hijshme dhe të përshtatshme për imazhin e një magjistrati”, shkruhet në vendim.

Ndër të tjera, KLGJ gjykon të nevojshme vëzhgimin e kamerave të sigurisë të Gjykatës së Elbasanit në të gjitha ditët kur janë publikuar edhe video-t nga mgjistratja, në mënyrë që të ballafaqohen të dhënat.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor vlerëson se është e nevojshme edhe këqyrja nga eksperti të kamerave të sigurisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, jo vetëm të katit ku ndodhet ashensori dhe zyra e magjistrates, por edhe në ambientet e tjera të gjykatës, në datat e publikimit të videove të magjistrates, në funksion të ballafaqimit të të dhënave dhe arritjen e konkluzioneve të sakta”, shkruhet në vendim.

Më 7 qershor KLGJ vendosi pezullimin nga detyra të  kryegjyqtares Enkeleda Kapedani deri në përfundim të hetimeve, pas videove të publikuara nga Kapedani në Tik-Tok teksa sfilonte në ambjentet e Gjykatës se Elbasanit. KLGJ ka pranuar kërkesën e ILD për hetimin për pezullimin e saj për shkelje me argumentin se ka diskretituar figurën e një gjyqtari.

Kapedani u emërua kryetare e Gjykatës së Elbasanit në 30 shtator 2020. Në dhjetor 2019, ajo bëri bujë nw media pasi ka liruar nga burgu Viktor Ymerin e bandës së Gaxhait e ndërsa mori vëmendje pas publikimit të videove në TikTok, teksa sfilonte në Gjykatën e Elbasanit dhe me këngët 'Mafia Mafia'. Në seancën e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Kapedani është shprehur se e  gjitha është një sulm ndaj saj për t’i shkatërruar karrierën. Kapedani tha se ajo po 'bëhet kokë turku' e atyre personave që nëpërmjet e saj nuk i arritën qëllimet e veta”. Ajo është e bindur se detyrën e saj e ka kryer me shumë profesionalizëm.

(Kliko këtu për të parë vendimin për pezullimin nga detyra të magjistratës)

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë