Kryemadhi vishet si ndihmës kuzhiniere: LSI ka program për të ndaluar largimin e të rinjve

Kryemadhi vishet si ndihmës kuzhiniere: LSI ka program për të ndaluar largimin e të rinjve

Ditën e sotme kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka qenë në Lezhë ku është takuar me disa të rinj, ku së bashku me ta kanë shkuar në Patok.

Sipas Kryemadhit në një reagim në rrjetet sociale shkruan se këta të rinj kishin dëshirë të iknin në Gjermani. Ndër të tjera Kryemadhi shton se klasa politike duhet të krijojë mundësi që të rinjtë të zhvillojnë profesionin e tyre.

Në fund kryetarja e LSI shton se kjo parti ka program të qartë për të ndaluar hemorragjinë e rinisë, largimin e tyre nga vendi.

Reagimi i plotë i Kryemadhit:

Sot gjatë takimeve të mia me qytetarë të qarkut të Lezhës, disa të rinj më ftuan të shkoja në vendin e tyre të punës në Patok. Ishte kënaqësi të shikoje Anxhin, Vasilin, Xhulion dhe shokët e tyre gjatë procesit të punës. Të rinj plot talent dhe dashuri për profesionin e tyre të kuzhinierit. Duarartë dhe plot fantazi, por më dëshpëroi kur dëgjova se ata mund të iknin në Gjermani.

Ne, klasa politike, duhet të bëjmë gjithçka për t’i krijuar mundësitë, që këta të rinj të zhvillojnë profesionin e tyre në Shqipëri, në shtëpinë e tyre. Duhet të ulim taksat për bizneset që punësojnë të rinjtë. Duhet të subvencionojmë punën e të rinjve dhe bizneset e tyre.

LSI ka një program të qartë për të ndaluar hemorragjinë e rinisë, largimin e tyre nga vendi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 17/10/2019 22:37

    O Mona po ashtu breke ke vesh mo?

    Përgjigju
  • Kafsha: 17/10/2019 22:26

    Fshatarja e prapambetur! Ik mil lopen!

    Përgjigju
  • Robi: 17/10/2019 21:58

    Nafije Dybeku, Baxhella që ka plagjiature diplomë ka shkuar tu mësojë lristave lezhjane si tundet Dybeku qysh në moshën 16vjeçare siç e ka tundur ajo vetë.

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 17/10/2019 21:17

    Vetem nese mbyll kufijte,sipas deshires se makron.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja