Kryemadhi: Meta t'i kthehet jetës normale! Të garojë përballë meje për LSI-në...të shohim kush do fitojë! /Video

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi nuk është kundër që Ilir Meta, bashkëshorti i saj, të lë postin e Presidentit dhe t'i kthehet jetës politike. Kjo do të thotë mundësia që ai të rikthehet në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim, por për këtë ajo tha se do të duhet të hyjë në një garë për kryetar, përballë saj që aktualisht drejton partinë që ja la bashkëshorti i saj duke u bërë kryetar shteti. Mazhoranca aktualisht ka nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta pas dekretit që ai firmosi duke anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, një vendim i quajtur antikushtetues nga shumica në Parlament dhe i konsideruar nul edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që vijon me procesin zgjedhor. 

Në një fjalë për gazetarët duke marshuar nga selia e LSI-së drejt kryeministrisë për protestën e nëntë të opozitë joparlamentare kundër qeverisë, Kryemadhi tha se Meta duhet t'i kthehet jetës normale. Ajo tha se nuk kanë ndikuar në vendimet politike të njëri-tjetrit, por thotë se kanë marrë vetëm kosto nga vendimet e tyre në karrierën politike dhe jo benefitet.

"Unë jam shumë e lumtur nëse zoti Meta t’i rikthehej jetës normale. Asgjë nuk ka ndikuar në vendimet politike. Gjithsecili ka pasur karrierën e tij. I kemi marrë kostot njëri tjetrit jo benefitet", tha Kryemadhi.

E pyetur nga gazetarët nëse "do t’ia lëshonte postin e kryetarit të LSI, Metës, Kryemadhi u përgjigj "Do të dëshiroja të vinte të kandidonte të hynim në një garë të vërtetë, dhe të shikonin kush do fitonte"


Lajmi kryesor:

Protesta e nëntë/ Për herë të parë fjalim pa shashka...por Basha shton kushtet për marrëveshje politike (VIDEO)


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani