Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e quan marshimin e djeshëm të protestës së opozitës një moment historik. Kryemadhi thotë se beteja e opozitës ndonëse mes shumë sakrificave, pikëpyetjeve dhe mosbesimit, nuk është thjesht betejë për rotacion politik por lufta e ndryshimit të një sistemi të marrë fund.
Sipas Kryemadhit dita e ndryshimit po afron e bashkë me të edhe shpresa se Shqipëria do të bëhet me forcën e vetë qytetarëve të saj.
Një ditë pas protestës Kryemadhi u takua me liderin demokrat Lulzim Basha në shtëpinë e tij, ku pritet të jetë diskutuar për hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrë opozita.
Ditën e djeshme pas përfundimit të protestës, opozita vendosi si datë për protestën e radhës 31 Majin, datë e cila përkonte me çeljen e fushatës së koalicionit qeverisës.
Por në letrën e pestë që kryeministri Edi Rama i dërgoi kryedemokratit Basha njoftoi se ajo do të shtyhet për në datën 1 Qershor.
Nuk dihet nëse ky ndryshim i axhendës së qeverisë do të reflektohet edhe në axhendën e protestës së opozitës.
Deklarata e plote e Kryemadhit
"Protesta e djeshme u shoqërua gjatë gjithë kohës nga dritat e shpresës të mijëra qytetarëve, që marshuan paqësisht në rrugët e kryeqytetit. Mbrëmë, Tirana dhe e gjithë Shqipëria përjetoi marshimin historik, që mbart në vetvete historinë e një kombi me shumë vuajtje dhe me një tranzicion të pafundëm dhe të lodhshëm, që duket se po i vjen fundi!
Mbrëmë më shumë se kurrë, nën qiellin e mbuluar me balona të bardha dhe nën dritat e celularëve, shqiptarët përcollën mesazhin se kanë nevojë për një shtet dhe institucione që t’i shërbejnë atyre. Se nuk duan më kurrë të ndihen jetimë në shtëpinë e tyre! Se kanë nevojë për një lider normal, një njeri të thjeshtë njësoj si ata, që shqetësohet dhe punon për një arsim me standarte, një shëndetësi të barabartë, një shtet të drejtë ku të gjithë përgjigjen njësoj para ligjit, për një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme që i jep mundësi punësimi të gjitha shtresave shoqërore, për taksa të ulta, por mbi të gjitha ku sistemi të ngrihet nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme!
Fëmijët tanë duhet të prekin një Shqipëri ndryshe nga ajo e jona, ku ata të ndihen europian, jo vetëm në shpirt por në standarte dhe në mundësi.
Kjo është beteja e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe gjithë opozitës së bashkuar. Edhe pse mes shumë sakrificave, pikëpyetjeve, shpesh herë edhe mosbesimit, ne po tregojmë çdo ditë se kjo nuk është më thjesht një luftë politike për rotacion, por është lufta e ndryshimit të një sistemi të marrë fund, që prodhon vetëm metastaza, duke shkurtuar jetën e një kombi! Forca jonë qëndron te drejtësia e kauzës tonë, që shkon përtej karrigeve të liderëve, por u dedikohet fëmijëve e familjeve shqiptare, vendit tonë të bekuar që mbahet peng nga gabimet e politikës së vjetër.
Dita e ndryshimit po afron, e bashkë me të dhe shpresa se Shqipëria do të bëhet me punën dhe forcën e vetë qytetarëve të saj!
pse nuk e futet ne nje balone Nafije dybekun qe te shkonte te takonte zotin dhe mos te kthehesh me kurre se na e ka neveritur ekranin me ato sharebajgat e leshitdhise....
PërgjigjuMe siguri do te kete qene edhe Karpushini atje.
PërgjigjuMoniken askush brenda dhe jashte vendit se beson, askush nuk e lexon,degjon dhe nese munden e evitojne sikur evitohet nje semundje infetktive. Monika flet per te arthmen e femijeve... por Kurre nuk shpjegon videon e bashkshortit te saj qe u pa nga te gjithe me ze e figure....nuk shpjegon nga i ka te ardhurat dhe tere ato pasuri... ne i dime te gjitha, sikunder i dine i tere perendimi ku ajo kerkon te justifikoj aksionet e saj a isterike. Ajo harron se te gjitha vjedhjet,krimet dhe poshtersite qe ka gatuar bashke me te shohin, me klanin lsi dhe aleatet e klanit PD...jane te dokumentuara...registrare me ze e figure ne cdo cdo soli te sherbimeve partnere... Monika bashke me klanin qe drejton mund te genjej vetem ata qe i genjen mendja se falenderoj saj do mundesh te perfitojne sic kane bere deri dje. I ndjeri Artan Santo,Dritan Prifyi e shume fatkeq si ata atje ku jane po presin drejte sinergia!!! Monica Kryeintrigantja,populli thote;hak pa marre e borxh pa u lare nuk do mbetet ne kete bote.!
PërgjigjuShkoi per te treguar eksperiencen
PërgjigjuKush do e mari Moniken eshte bere si deri Mach ,asnje nuk do ti ngeli ne dore
PërgjigjuKe mor fund o mone as mos te shkoj menja se fiton kuuurre ju populli nuk don me ju pa me sy pastaj ata qe te vijne mbrapa i mashtron me leke
PërgjigjuKto kane 30 vjet ne politike duke vrare e prere e vjedhur leke e te mbushin mendjen se vuajtjet ketij populli po ja shkakton Rama. O plehre grua o burre i neveritshem (se grua sta thua dot 2 here ty, me ate fjalor e veprime prej rrugaceje)nëse do qe populli vertete mos te vuaj më,zhduku Ti e yt shoq te paret e pastaj merr mbrapa Berishen e bashen.
Përgjigju