Kryemadhi gjen ‘zëvendësuesen’ e Nasip Naços, nis ‘blerjet’ tek Për’puthen, fut në parti Shqipe Hysenajn që u përjashtua si homofobe

Kryemadhi gjen ‘zëvendësuesen’ e Nasip Naços, nis ‘blerjet’ tek Për’puthen, fut në parti Shqipe Hysenajn që u përjashtua si homofobe

Shqipe Hysenaj dhe Monika Kryemadhi

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka intensifikuar takimet dhe lëvizjet për të zëvendësuar figurat kryesore që po braktisin LSI-në, duke u bashkuar me Partinë Socialiste. Pas shfaqjes në krah të deputetëve, të cilët i ka akuzuar si tradhtarë dhe të blerë me paratë e drogës, si dhe kandidimit për deputet të djalit të ish-kryeprokurorit të Tiranës, Petrit Fusha, i cili u largua nga drejtësia në shkurt të vitit 2019 nga frika e Vetingut dhe që është kallëzuar penalisht, Kryemadhi ka hapur dyert e partisë për personazhe të përjashtuar nga emisionet televizive për sjellje të dënueshme dhe homofobe.

Ditët e fundit, Kryemadhi është shfaqur në krah të Shqipe Hysenaj, ish-konkurrentja e Për’puthen, e përjashtuar nga ky emision televiziv për komente homofove dhe sjellje të papërmbajtshme. “Me Monika Kryemadhin, ne besojmë tek forca e gruas dhe e familjes”, tha ajo. Pas daljes në krah të kryemadhit, vajza ka deklaruar se do t’i futet politikës dhe se do të jetë pjesë e LSI-së. Afrimi i vajzës drejt LSI-së përkon me largimin e bujshëm të Nasip Naços, i konsideruar një nga figurat më me peshë të LSI-në në Berat. Pas Naços, u larguan me LSI duke iu bashkuar PS-së, edhe një pjesë e bazës së LSI në Berat.

Ndërkaq, nuk përjashtohet mundësia që Kryemadhi ta përfshijë vajzën në listën e kandidatëve për deputetë. “Zëri im është fiks për parlament, në qoftë se më fikin mikrofonin, unë edhe aty do të dëgjohem... Kam qejff të bëhem deputete…por mendoj që shkallët ngjiten një nga një, avash-avash edhe alfabeti fillon nga A-ja deri tek Zh-ja, unë nuk mund ta çoj direkt tek Zh-ja”, ka pohuar Shqipja.

Ndërkaq, produksioni programit, në njoftimin e përjashtimit, ndër të tjera thoshte se “Konkurrentja Shqipe Hysenaj, në mënyrë të përsëritur ka shfaqur sjellje të papërshtatshme dhe të dënueshme në raport me moralin shoqëror, çka nuk e klasifikon atë si një model që të rinjtë duhet ta ndjekin”. Megjithatë, LSI, në këto ditë të vështira, duke se ëshë gati të ‘mirëpresë’ këdo dhe pa filtra.

Disa ditë më parë, gjatë një takimi në Prrenjas, Kryemadhi kishte në krah deputeten e opozitës në Parlament Suzana Topi, e cila doli nga listat e LSI dhe pranoi mandatin e deputetit, veprim për të cilin Kryemadhi e akuzoi si të blerë me paratë e drogës. Largimet e njëpasnjëshme nga LSI duket se e kanë trembur Kryemadhin, e cila është “detyruar” të lërë pas krahëve fjalët që ka thënë dhe të pranoj në partinë e saj deputetët që pranuan mandatin dhe që ajo i quante tradhtarë.

Në zgjedhjet e 25 prillit, LSI nuk do të ketë një pjesë të konsiderueshme të figurave të njohura, të cilët kanë edhe një mbështetje të madhe popullore, përfshirë këtu Lefter Kokën në Durrës apo edhe Nasip Naços në Berat. Nga LSI kanë ikur mbi 40 figura qendrore dhe me peshë në elektorat.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leone: 04/02/2021 07:11

    Bundrat dhe rrospijet e gjejne me nuhatje njera tjetren.. eshte ceshtje e grupit te gjakut .. eshte ADN haremi... kete e shpjegoj me qarte mona horoskopikja

    Përgjigju
  • anonymous: 04/02/2021 06:37

    andej nga anët tona i thone-Ka gjet tenxherja kapakun

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 03/02/2021 21:04

    LSI rinovon stafin e profesoratit te akademise se jales.

    Përgjigju
  • Cubel breca: 03/02/2021 21:02

    Njelloj jan . Thon nje llaf popullor gjen dhemb piri lugatin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)