Kryemadhi: Marrëveshja e 17 majit e ka goditur shumë Bashën, por ai donte të dilte nga çadra

Kryemadhi: Marrëveshja e 17 majit e ka goditur shumë Bashën, por ai donte të dilte nga çadra

Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha

Monika Kryemadhi thotë se ai nuk shpreh simpati për paktin e Lulzim Bashës me Edi Ramën në 17 maj të 2017-ës. Por, tha Kryemadhi e ftuar te "5 pyetjet nga Babaramo"Report Tv, Basha ishte i detyruar pasi donte të dilte nga çadra në Bulevard. "E mirëkuptoj vendimin e Bashës për të shtrënguar duart me Ramën, por nuk e simpatizoj. Bashën, për hir të së vërtetës, marrëveshja e 17 majit e ka goditur shumë dhe e mban vet përsipër përgjegjësinë, duhet të kemi një lloj empatie për ta kuptuar arsyen se përse veproi në mënyrë të këtillë. Në vend të Bashës nuk do kisha shkuar e vetme në takim me Ramën, do shkoja me dëshmitarë. Por unë e pranoj vendimin e Bashës sepse kishte tre muaj në çadër dhe kërkonte të gjente një klauzolë. Prandaj them që kam empati, por simpati jo, absolutisht jo. Unë mendoj se zoti Basha e ka shumë të mundur që ta pozicionoj veten për të arritur objektivat që ka, por nga ana tjetër LSI-ja është shumë e qartë në lojën e saj politike, me prerjen e kokës së krimit të organizuar. Që do të thotë se largimi i Edi Ramës është një e keqe e domosdoshme për PS-në dhe e mirë e domosdoshme për shqiptarët", tha Kryemadhi.


Lajmi kryesor:

Protesta e 16 shkurtit, Kryemadhi zbulon skenarin: Mund të rrethohet Kryeministria


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion