Kryemadhi në Elbasan: Sekti i Rilindjes nuk do Reformën në Drejtësi, Rama të arrestojë Afrim Qendron për vjedhjen te Unaza e Re

Kryetarja e Lëvizjes për Integrim, Monika Kryemadhi, ka marrë pjesë në takimin me strukturat e kësaj partie në Elbasan. Kryemadhi akuzoi sërish qeverinë Rama se nuk e do Reformën në Drejtësi, pasi sipas Kryemadhi, qeveria është e lidhur me aferën e Unazës së Re. Kryemadhi kërkoi nga Rama që të arrestohet drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro dhe Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.

“Vettingun e politikës, që është shumë e thjeshtë për të bërë analizën dhe kontrollin e çdo politikani, e çdo drejtuesi institucioni të shtetit, sepse është e domosdoshme për të zhvilluar Shqipërinë, shkëputja e politikës, shkëputja e institucioneve të shtetit nga krimi është e domosdoshme. Por nuk mund të shkëputet politika nga krimi, nëse politika nuk do të bëjë Vettting. Nuk mund të shkëputet institucionet e shtetit nga krimi dhe nga bandat nëse nuk do të bëjnë Vetting.”-tha Kryemadhi.

Pjesë nga deklarata e Monika Kryemadhit:

Prandaj, vota dje në Parlament tregoi dhe njëherë  hapur, që Partia Socialiste tashmë është e kapur nga një sekt kriminal. Vota dje në parlament e tyre tregoi dhe njëherë që Rilindja, nuk ishte gjë tjetër, veçse Rilindja e krimit dhe e korrupsionit në Shqipëri. Tregoi edhe njëherë tjetër që Shqipëria dhe shqiptarët dhe të gjitha partitë politike kanë një punë shumë të madhe për të spastruar Shqipërinë nga krimi, nga bandat, nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit, jo vetëm në jetën politike, por edhe në jetën ekonomike. Sepse ky kryeministër ka shkatërruar ekonominë e vendit, ka kthyer ekonominë e Shqipërinë në një mutacion ekonomik, ku do të thotë një Shqipëri e varfëruar me një popull të dëshpëruar, i cili çdo ditë e më shumë kërkon të largohet. Por unë ju jap fjalën time, dhe jo fjalën time, por të gjithë atyre djemve dhe vajzave që kanë qenë, pjesë e protestave të studentëve edhe pse janë anëtarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë qenë pjesë e protestës si studentë, jo si militantë partie dhe kanë bërë gjënë më të bukur dhe më të mençur, jo vetëm për LSI-në por edhe për jetën e tyre, prandaj ju fjalën që ne nuk do ndalemi derisa Edi Rama të plotësojë kërkesat e studentëve, derisa Edi Rama të kuptojë që dialogu që kërkon nuk është monologu i tij, por dialogu që ai kërkon është dialog për hapjen e negociatave dhe nuk ka të bëjë me Edi Ramën, por ka të bëjë me detyrat e shtëpisë që Edi Rama duhet të bëjë: një , të arrestojë Afrim Qendron dhe Damian Gjiknurin për vjedhjen e tmerrshme që kanë bërë në Unazën e Re.

Për të kërkuar falje publike për falsifikimin e firmës së Sekretarit të Shtetit, sepse ajo është bërë me urdhër të Edi Ramës dhe përgjegjësinë duhet ta mbajë ai, për të kërkuar falje për të gjitha veprimet e vonuara që bën sepse është bashkëpunëtor në krim është bashkëpunëtor në vjedhje, është bashkëpunëtor në falsifikim. Ky njeri që ka marrë sot peng Shqipërinë duhet ta kuptojë që ka vetëm dy rrugë ose fundin e tmerrshëm ose tmerr pa fund, sepse gratë dhe vajzat shqiptare nuk do të ndalen, më shumë nuk do të ndalen nënat, të cilat e japin jetën për fëmijët e tyre dhe të ardhmen e tyre, ti bëjë mirë llogaritë Edi Rama sepse nuk ka prindër që lë fëmijët e tij në rrugë sepse i do qejfi Edi Ramës. Edi Ramës i erdhi momenti, o sot o kurrë, prandaj o të shpëtojë veten dhe familjen e tij, ose shqiptarët do at ngrenë zgupthi, jo burrat, por do ta ngrenë gratë shqiptare sepse e kanë ndarë mendjen për të ndërtuar familjet e tyre në Shqipëri dhe për ti dhënë të ardhme Shqipërisë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Çela: 29/12/2018 01:54

    Hahahaha Mona Mona, po si nuk u ngope moj

    Përgjigju
  • Bimi: 22/12/2018 20:20

    Haaaaa po e kerkove ti bashke me ate hajdutin qe ke per burre nuk besohet vetingu

    Përgjigju
  • Bimi: 22/12/2018 20:20

    Haaaaa po e kerkove ti bashke me ate hajdutin qe ke per burre nuk besohet vetingu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë