Kryemadhi në SHBA: Kemi gati strategjinë për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza

Kryemadhi në SHBA: Kemi gati strategjinë për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ndodhet në një vizitë në SHBA, ndërsa gjatë një interviste për televizionin “Nova” ka folur për aksionin dhe programin opozitar. “Opozita ka paraqitur një program përsa i përket qeverisë tranzitore. Po çfarë është qeveria tranzitore? Do të thotë një qeveri kujdestare që garanton zgjedhjet. Sepse sot nuk është se ne nuk duam të hyjmë në zgjedhje, nuk është se duam të bojkotojmë zgjedhjet. Ne nuk duam që zgjedhjet të vidhen, të manipulohen, të deformohen, të mashtrohen njerëzit, mos të intimidohen dhe mos të përfshihen në grupe kriminale në gjithë këtë proces zgjedhor. Dhe cili është propozimi i opozitës? Që ne duhet të kemi një qeveri tranzitore të cilën ta shkruajmë në Kushtetutë që çdo qeveri apo çdo mazhorancë 3 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme të ketë një qeveri transitore” tha kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Pjesë nga intervista

Politika shqiptare i ka lodhur shqiptarët, çdokush aplikon për lotarinë Amerikane. A keni një program z.Kryemadhi sepse  sot kam dëgjuar një deputete të Partisë Socialiste ku thuhet që opozita vërtet proteston dhe nuk ka program...
Kjo nuk është e vërtetë. Programi është shumë i thjeshtë. Doni programin për ekonominë, programin legjislativ apo programin për qeverinë tranzitore. Mbas kaq kohësh në një situatë kaq të madhe krizash, kemi një opozitë  e cila është e përgatitur me një strategji si të dalë vendi nga kriza. Sot kam qenë në një takim me Daniel Serverin, një nga personazhet kryesore që e njeh Ballkanin më mirë nga të gjithë. Një nga figurat më të njohura të Departamentit të Shtetit. Një nga problemet që kanë stabilokratët apo njerëzit burokratë në kuptimin  e mirë të fjalës është djegia e mandateve, bojkotimi i zgjedhjeve, çfarë të sjellin këto, shkatërrimi i sistemit të demokracisë etj. Në fakt sistemi i demokracisë dhe sistemi i vlerave në Shqipëri nuk ekziston aktualisht. Sot ne po të shkojmë dhe të takojmë një shqiptar dhe t’i flasim për vlerat dhe demokracinë do thotë “ Ka mundësi ta mbyllësh gojën, kam 30 vjet që dëgjoj për demokracinë, unë nuk kam bukë të ha në shtëpi.” Dhe ti thua stop, se nuk e di a do më vijë djali apo vajza në shtëpi nga shkolla. Pra ka disa probleme që problemet jetësore sot janë bërë më të rëndësishme se vlerat demokratike. Ne flasim për demokracinë në momentin që kemi krijuar një standard ekonomik të fuqishëm. Por standardi ekonomik po rrëndohet në Shqipëri. Tani të vijmë të programi. Opozita ka paraqitur një program përsa i përket qeverisë tranzitore. Po çfarë është qeveria tranzitore? Do të thotë një qeveri kujdestare që garanton zgjedhjet. Sepse sot nuk është se ne nuk duam të hyjmë në zgjedhje, nuk është se duam të bojkotojmë zgjedhjet. Ne nuk duam që zgjedhjet të vidhen, të manipulohen, të deformohen, të mashtrohen njerëzit, mos të intimidohen dhe mos të përfshihen në grupe kriminale në gjithë këtë proces zgjedhor. Dhe cili është propozimi i opozitës? Që ne duhet të kemi një qeveri tranzitore të cilën ta shkruajmë në Kushtetutë që çdo qeveri apo çdo mazhorancë 3 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme të ketë një qeveri transitore.

A është e mundur kjo?
Sigurisht që është e mundur sepse e kanë disa vende të rajonit. E ka Greqia, e ka bërë Maqedonia, që të ketë një qeveri transitore, e cila çliron Administratën Publike, Policinë e Shtetit dhe në  njëfarë mënyre nuk intimidon strukturat e shtetit në procesin e zgjedhjeve. Që për hir të së vërtetës në këto 30 vjet ne vazhdojmë flasim për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Mbarojmë këto kur kjo qeveri administron po themi nuk lejon bërjen e tenderave që nëpërmjet tenderave lind konflikti i interesit, nuk lejon përdorimin e administratës publike etj. Më pas vijmë të alternativa. Alternativa ka të bëjë me procesin që ne hyjmë në një fushatë zgjedhore. Pra ditën që vendoset dita e zgjedhjes, ditën që bien dakord palët, ose krijohet një infrastrukturë për të rënë dakord dhe për të shkuar në zgjedhje hyn pastaj programi elektoral. Por nuk mund të them program elektoral sesa mund të them program ekonomik. Po flas përsa i përket LSI. Para disa ditësh ne patëm Konventën Kombëtare të LSI ku kishte disa vendimmarrje organizative por nga ana tjetër kishte dhe miratimin e paketës të programit ekonomik dhe politik  të LSI. Një nga pikat kryesore është përsa i përket uljes së taksës, çështjes së arsimit , rritjes së buxhetit për arsimin. Që nga klasat e para sepse problemi i arsimit në Shqipëri nuk fillon te universitetet, universiteti është fundi i gjithë zinxhirit arsimor. Më pas kemi bujqësinë, ajo që ne propozojmë është karta e fermerit se shqiptarët janë të regjistruar, paguajnë taksa, paguajnë detyrime në shtet me shumë sesa ç’marrin subvencione nga shteti. Pra do të thotë që ti e falimenton fermerin përpara se të fillojë. Në të gjithë vendet e botës bujqësia subvencionohet sepse bujqësia është një nga profesionet më të vështira por nga ana tjetër është një nga profesionet më të domosdoshme për njeriun sepse nëpërmjet bujqësisë ushqehet.

Zoti Rama ju quan një pallat politik, unë e di që kryeministri është edhe i mazhorancës edhe i opozitës...
Zoti Rama si gjithmonë është munduar që momentet më të vështira politike t’i kalojë nëpërmjet batutave. Unë mendoj që shqiptarët nuk ushqehen as me humor, as me barcaleta dhe as me batuta. Shqiptarët kanë nevojë për punë. Shqiptarët kanë nevojë për mundësi. Shqiptarët kanë nevojë për një ekonomi për fëmijët e tyre. Shqiptarët kanë nevojë për garanci. Dhe ajo që mendoj unë dhe që është shumë e rëndësishme është që duhet të jemi shumë të kujdesshëm sot në artikulimet që bëjmë të gjithë politikanët, pavarësisht se nga cili krah jemi. Pse? Sepse sot më shumë se kurrë ne ndihemi përgjegjës në situatën në të cilën gjendet Shqipëria dhe sot më shumë se kurrë ne duhet të marrim përgjegjësi mbi veten, në mënyrë të tillë që t’u japim shanse dhe mundësi njerëzve që të kenë mundësi ta kthejnë Shqipërinë në shtëpinë e tyre. Sepse sot Shqipëria nuk është më shtëpia e shqiptarëve. Sot Shqipëria çdo ditë e më shumë po boshatiset. Qindra mijëra të rinj po largohen, sepse nuk kanë mundësi.

Nuk duhet të themi që edhe po të vijë kjo opozitë në pushtet do hamë me lugë të argjendtë...
Nuk e dimë a do të vijë kjo opozitë në pushtet. Ne po themi të shkojmë në zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe më pas janë shqiptarët. Për hir të së vërtetës po të shikojmë historikun e shumë gjërave, do shikojmë që ekonomia ka qenë më e mirë. Po themi që nga largimi i LSI-së nga qeverisja me zotin Rama do të shikoni që vendet e Shqipërisë kanë shkuar shumë shumë më poshtë, gati me vendet e Afrikës për sa i përket korrupsionit, për sa i përket shpërdorimit të parave publike e të tjera. Pavarësisht se njerëzve u është krijuar koncepti që për këtë ka qenë fajtore LSI-ja. Por në fakt doli dhe ka rezultuar, dhe nuk janë as analizat dhe sondazhet tona, por janë analizat e institucioneve ndërkombëtare, qofshin këto nga Banka Botërore, Transparency International e shumë e shumë të tjera të cilat janë ato që kanë treguar rënien drastike të vendeve të Shqipërisë për sa i përket kualifikimeve.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 16/05/2019 18:36

    Ke mbeshtetjen e ketij temit

    Përgjigju
  • Vlorë: 16/05/2019 10:47

    Ta paska djegur llambë e zërit Amerika.. Hahaha o pulë po të vjen ngordhja.

    Përgjigju
  • Iliri: 16/05/2019 02:58

    Pse paska zyre kjo ne Sh BA ????!!!!!! Ata te njohin dhembe e dhemballe ty e tyt shoqi Ju e dini shume mire. kete se skini lene. gje pa thene per ambasadorin American qe iku e qe do te vije ,ju nuk kini llogaritur asnje keshille qe ju kane dhene apo se ishit kundershtaret kryesore te reformes ne drejtesi qe u ka futur tmerrin e u shpuri ne kete gjendje qe jeni Bej nje xhiro ne Amerike se te duhen ca rroba per sfilatat e ardheshme mos harro ndonje gje per Kasin zv tende per Noren qe pervec jush nuk pret se rron njeri ne bote

    Përgjigju
  • MUNI -ka: 15/05/2019 19:37

    aq sa eshte pre te qeshur po aq eshte dhe per te qare.keta qe po han me luge floriri kane strategji per te yhvatur me shume dhe te behen sheiket e ketij vendi.nuk lane me pa vjedhur dhe shkaterruar duan me dhe gjoja do nxjerrin vendin nga kriza,keta qe mbolen krizen per in teresat e tyre personale dhe aspak per interres te popullit.sa te ken plazhin e jales per trajnim dhe smarphone per te shpernadr do ken akoma leshko qe i mbeshtesin

    Përgjigju
  • Koli: 15/05/2019 18:44

    Ja dhjene dhe kesaj ne Amerike mo. Asnje nuk e priti po takon analistet e Starbucks dhe Dunking Dotnuts tani.

    Përgjigju
  • Raul: 15/05/2019 17:54

    Nafije Dybeku Baxhelles që ka plagjiature diplomë u shpëtoi pensionistëve kongresmenëve amerikane 78 vjeçare se s i ka pas rënë Dybekut qysh në moshën 15 vjecare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen