Kryemadhi nga Shkoza: Vetëm tre minuta larg nga Tirana njerëzit rrinë si në Kandahar, të ndodhte kjo gjë se kisha menduar

 

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim ditën e sotme me banorë të zonës së ish-Uzinës së ‘Auto Traktorit’.

Kryemadhi tha se godina që quhet ish-Uzina e Auto Traktorëve nuk është pronar i saj as Erion Veliaj, as Edi Rama e as unë, por është shteti.

Kryetarja e LSI-së u shpreh se kjo zonë është vetëm tre minuta larg, të rrish sikur të jesh në Kandahar, ku njerëzit më të varfër paguajnë taksa, drita, ujë, çojnë fëmijët nëpër shkolla, të ndodhte e gjithë kjo, këtë nuk e kisha menduar.

‘Ajo godinë që kemi ne këtu që quhet ish-Uzina e Auto Traktorëve nuk është pronar i saj as Erion Veliaj, as Edi Rama e as unë, por është shteti. Ti që ke hyrë atje brenda, shko paguaj lekët, paguaj qiranë, paguaj ujin, dritat, taksën e pastrimit, taksën e gjelbërimit, taksën e rrugës dhe ai të njeh ty për të ti marrë lekët, por që ta gëzosh ti atë, ai nuk të njeh.

Ai ta ka marrë ty taksën edhe kur e ka privatizuar godinën, por nuk të ka privatizuar truallin që nesër  kur të vijë për ta prishur godinën, sepse thotë: Ty s’të paska shembur tërmeti, do të ta prishim ne! Kështu që ik!

Kjo histori ka ngelur për papërgjegjshmërinë tonë. Historia e Uzinës zgjidhet në daç me kanun, në daç me ligj e në daç me Bibël e në daç me Kuran. Është e zgjidhshme. Do ta bësh apo nuk do ta bësh? Në qoftë se nuk do ta bësh, mos hajde të më kërkosh votë. Në qoftë se do ta bësh, hajde kërkoje votën dhe përgjigju nesër. Dhe kjo është shumë e thjeshtë.

Të mendosh që vetëm tre minuta larg Tiranës, të rrish sikur të jesh në Kandahar, ku njerëzit më të varfër paguajnë taksa, drita, ujë, çojnë fëmijët nëpër shkolla, të ndodhte e gjithë kjo, këtë nuk e kisha menduar.’- tha Kryemadhi.


Lajmi kryesor:

Prishja e maternitetit, Kryemadhi: Pas këtij veprimi është mafia, aty mund të pastrohen paratë e drogës, pas 25 prillit, përgjegjësit para drejtësisë


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'