Kryemadhi në Report Tv: Inceneratorët kanë marrë para edhe nga AZHBR! Do t’i drejtohem SPAK-ut dhe BE-së

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, hodhi akuza të rënda këtë të premte ndaj Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural, teksa tha se prej kësaj të fundit kanë përfituar edhe inceneratorët.

Duke folur për emisionin ‘Kontrast’ në Report TV, ajo tregoi se ka kërkuar të dhëna nga AZHBR mbi disa financime të dyshimta, por ka marrë përgjigje negative ku thuhet se ato janë sekret hetimor.

“Jo më larg, po para dy ditësh kam marrë një përgjigje negative nga drejtoresha e AZHBR. Ku kam kërkuar informacion për disa projekte që jane të paguar dhe subvencionuar nga taksa paguesit europiane, jo nga taksa paguesit shqiptarë. Ku më del në të gjithë dosjen e financimit të inceneratorëve këto kompani kanë marrë para dhe nga fondet e taksapaguesve europianë. Me kompani fiktive me nipte fiktive, me fatura fiktive. Dhe drejtoresha AZHBR më tha që këto janë sekret i madh hetimor. Edhe pse ligji për informimin e deputetit apo dhe qytetarit dhe përderisa këto kompani kanë marrë 2.5 milionë euro nga taksapaguesit europianë. Unë jo vetëm që do ti drejtohem SPAK-ut por dhe Bashkimit Europian” – tha Kryemadhi në ‘Kontrast’ për Report TV.

SI.E./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja