Kryemadhi prezanton kandidatët në Peqin: Rama urren qytetarët e tij, ka urrejtje për gjuhën shqipe

Nga Peqini, ku ka prezantuar kandidatët e Lëvizjes Socialiste për Integrim për Qarkun Elbasan, Monika Kryemadhi ka sulmuar Kryeministrin Rama për deklaratat e tij për emigrantë të huaj në vend.

Kryemadhi tha se Rama ka urrejtje për qytetarët e tij, ka urrejtje për gjuhën shqipe do të zhdukë historinë

"Ne kudo që shkojmë, e fillojmë ditën nga mëngjesi deri në darkë, edhe në këto kushte pandemie, të cilat kanë shkaktuar një situatë të paprecedentë, ndërkohë që kemi një Kryeministër i cili ka një urrejtje patologjike për njerëzit e tij, se mjafton të dëgjosh dy deklarata absurde, kriminale, sikurse është e para që kush nuk me voton mua, kush nuk më përkrah mua nuk bën vaksinën, sikur i ka vaksinat e veta ky. Ky edhe mjek, edhe infermier, edhe farmacist, të gjitha i bën ky dhe bën një kërcënim të tillë haptas, që për hir të së vërtetës, po të kishte një sistem drejtësie të pavarur dhe të pakapur, gjëja e parë që do të bënte do të ishte jo vetëm largimi nga detyra, por do ta merrte dhe të pandehur për shantazh dhe për gjenocid, sepse në një farë mënyre ky është një gjenocid politik.

Dhe nga ana tjetër, absurditeti tjetër pastaj që ky njeri nuk i konsideron më qytetarët e tij, i zëvendëson dhe pa pikë turpi thotë që ne do të marrim punëtorë nga Bangladeshi, nga Pakistani, etj. Jo për çështje racizmi, e as diskriminimi, por si mund të largosh ti njerëzit e tu, qytetarët e tu, fëmijët e tu dhe u thua edhe mos mësoni as shqipen, pra ky njeri ndien neveri edhe për gjuhën shqipe. Ky ndjen neveri për çdo gjë që është shqip", tha kryetarja e LSI.

Ajo premtoi se pas 25 prillit do t'i jepet më shumë mundësi njerëzve të rinj, përfshirjes së të rinjve dhe të rejave.

"Ndaj unë jam shumë e kënaqur që Ermiri është bërë pjesë e listës sonë të LSI-së, për të dhënë kontributin e tij jo vetëm familjar dhe intelektual, por për të dhënë edhe atë trashëgimi familjare që ka, atë kulturë të mirë për të cilën ne kemi nevojë, politika ka nevojë, ka nevojë historia, ka nevojë edhe memoria jonë qoftë kjo historike, emocionale dhe kulturore. Sepse ne pak nga pak po mbyllim faqet e historisë sonë dhe nuk po e lexojmë më. Pak nga pak ne po largohemi nga memoria jonë historike, kulturore, familjare", tha ndër të tjera kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim gjatë një takimi elektoral në Peqin.

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja